Cilat janë arsyet kryesore pse ndoshta me gjithë një stinë jo edhe aq të ftohtë të dimrit, ju kurrsesi nuk mund ta ndieni të ngrohtët dhe kurrsesi të dilni nga shtëpia pa disa shtresa të rrobave të trasha?
Gjëndrat tiroide të ngadalësuara
Pos se hormonet e gjëndrave tiroide shtojnë shpenzimin e oksigjenit dhe krijimin e ngrohtësisë, mungesa e hormoneve në gjak ngadalëson metabolizmin bazë për rreth 40 për qind. Prandaj, nëse gjëndrat tiroide punojnë ngadalë, ju mund të keni më ftohtë sesa njerëzit e tjerë përreth jush.
Ju mungon hekuri
Hekuri është i domosdoshëm në "transportin" e oksigjenit deri te qelizat, të cilat më pas marrin pjesë në krijimin e energjisë. Mungesa e hekurit mund të jetë shkaktar i ndjenjës së përhershme të të ftohtit, e nëse qelizat nuk prodhojnë sasinë e duhur të energjisë, nuk mund të ngrohemi mjaftueshëm. Prandaj, nevojitet që në ushqim të përfshini më shumë mish të kuq, fasule, vezë.
Mungesa e gjumit
Nëse shkoni natën vonë në gjumë dhe nuk flini mjaftueshëm, trupi juaj do të jetë i lodhur, ndërsa që sistemi nervor, i cili merr pjesë në rregullimin e peshës trupore do të çrregullohet. Prandaj, shkoni të flini me kohë.
Jeni tepër të dobët
Indi dhjamor luan rolin e izoluesit, e nëse nuk e posedoni në sasi të mjaftueshme, me siguri se do të jeni më të ndjeshëm ndaj të ftohtit. Por, nuk duhet ta teproni me ushqime, merruni nga pak edhe me aktivitete fizike.
Jeni nën stres
Stresi i përhershëm keq ndikon në organizmin në përgjithësi, duke e dobësuar atë. Stresi akut mund të ndikojë të keni thembra të ftohta, sepse shton sekretimin e adrenalinës, hormon ky që tkurr enët e gjakut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën