LAJMI I FUNDIT:

Arsovska: LOE mbështet pjesëmarrjen e përbashkët rajonale për integrim në BE

Arsovska: LOE mbështet pjesëmarrjen e përbashkët rajonale për integrim në BE

Kryetarja e Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë, Daniella Arsovska merr pjesë në Samitin e vendeve nga Ballkanit Perëndimor që këtë vit mbahet në Trieste, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Arsovska në fjalimin e vet porositi se sektori i biznesit mbështet bashkimin rajonal i cili do të mundësojë performansë të përbashkët në tregje të treta të cilat ndërkaq do të kontribuojnë për stabilitet social dhe bashkëpunim të rajonit, posaçërisht për zhvillimin ekonomik.


“Ligje të harmonizuara dhe efikase të sjella në konsultim me komunitetin afarist, infrastrukturë e mirë dhe shfrytëzim efikas energjetik i resurseve rajonale, mbështetje të inovacioneve janë pjesë e masave në të cilat duhet bashkarisht të punojmë për integrim të shpejtë dhe cilësor të vendeve nga Ballkani Perëndimor në BE”, tha Arsovska, njofton AIM.

Sipas saj, nevoja për bashkëpunim të ndërsjelltë është me rëndësi thelbësore për zhvillimin e projekteve rajonale nga sfera e insfrastrukturës, transportit, energjetikës, mjedisit jetësor, mbështetjes për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe inovacionet.

Në samit marrin pjesë edhe shefa të qeverive, ministra të jashtën dhe ministra të ekonomisë të vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe përfaqësues të lartë të BE-së të cilët do të diskutojnë për zbatimin e procesit të Berlinit, si dhe për projektet dhe programet e ardhshme strategjike të cilat do ta intensifikojnë integrimin e rajonit në BE.

Gjatë ditës së nesërme kryetarja e LOE-së do të flasë në konferencën “Procesi i berlinit 2017: Implementimi i reformave ekonomike dhe bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor”.

Kohë më parë, Arsovska dhe komisari evropian Johanes Han e hapën forumin BE Ballkani Perëndimor për avancim të klimës investuese e cila kohë më parë u mbajt në Beograd në organizim të Drejtorisë së përgjithshme për zgjerim të Komisionit evropian, ku u paralajmëruan hapat e ardhshëm të domosdoshëm për integrim. /Telegrafi/