LAJMI I FUNDIT:

Arsim Thaçi flet për herë të parë si trajner i Prishtinës

Arsim Thaçi flet për herë të parë si trajner i Prishtinës

Bordi i FC Prishtinës ka vendosur ta emërojë kryetrajner, menaxherin e deritanishëm të shkollës së futbollit të këtij klubi, Arsim Thaçi.

Bardhekaltrit konsiderojnë se Thaqi e njeh mjaft mirë skuadrën pasi është në klub tash e një vit dhe ka kontratë me klubin edhe një vit tjetër, ndërsa ka licencën UEFA Profi, prandaj e shohin atë si njeriun ideal për ta udhëhequr ekipin në vazhdim të sezonit.


Nga ana tjetër, ushtruesi i detyrës së kryetrajnerit deri tash, Lutz Lindemann, mbetët drejtor sportiv i FC Prishtinës.

“Për mua është pak befasi ky emërim, sepse faktikisht unë kam pasur një marrëveshje me Prishtinën që të jem një lloj menaxheri që nga shkolla deri te ekipi i parë, sidomos me zhvillimin e të rinjve. Realisht, duke u bazuar edhe në kontratën dyvjeçare që kam me Prishtinën, klubi e ka paraparë që unë të jem pjesë e Prishtinës dhe që në fund të sezonit t’i analizojmë problemet që kemi pasur, si dhe nivelin e lojtarëve dhe gjërat që duhet ndryshuar për të ardhmen”, ka thënë Thaqi pasi e mori pozitën e re, shkruan zeri.info.

“Pra, sipas klubit, person adekuat kam qenë unë dhe mbase jam trajner me fat në këtë moment. Por, është edhe një sfidë dhe rrezik për shkak se në këto rrethana për të ndërtuar karrierë është pak e vështirë, sepse kur e merr ekipin nga fillimi janë rrethana dhe gjëra krejt tjera duke e përgatitur ekipin në filozofinë që ka trajneri. Por, po ashtu, është përparësi, sepse unë kam qenë afër, këtu në klub, duke parë të gjitha ndeshjet, duke i njohur të gjithë futbollistët. I kemi edhe 11 ndeshje. Me rëndësi është që mos ta humbim asnjë ndeshje”, ka shtuar ai.

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori