LAJMI I FUNDIT:

Arsenali do t’i shes nëntë lojtarë gjatë verës

Arsenali do t’i shes nëntë lojtarë gjatë verës

Arsenali është i gatshëm t’i shesë më shumë se njëmbëdhjetë lojtarë gjatë kësaj vere.

Pavarësisht faktit se Arsenali po e konsideron shitjen e nëntë lojtarëve, mediat po raportojnë se edhe Alexis Sanchez dhe Mesut Ozil mund të ikin brenda afatit kalimtar të verës.


Por, Arsenali është i gatshëm të paguajë Sanchezin dhe Ozilin 280 mijë funte në javë secilin për t’i mbajtur ata në klub, transmeton Telegrafi.

Tre emrat e mëdhenj që klubi po i konsideron t’i shes janë Alex Oxlade-Chamberlain, Olivier Giroud dhe Jack Wilshere.

Raporti shton se Gunners janë gjithashtu të përgatitur t’i largojnë edhe Calum Chambers, Wojciech Szczesny, Chuba Akpom, Kieran Gibbs, Lucas Perez dhe Carl Jenkinson. /Telegrafi/