LAJMI I FUNDIT:

Arsenali sfidon gjithë rivalët me ofertën në drejtim të Van Dijk

Arsenali sfidon gjithë rivalët me ofertën në drejtim të Van Dijk

Arsenali po shtyn që të barazojë të gjithë rivalët me nënshkrimin e mbrojtësit të Southamptonit, Virgil Van Dijk.

Sipas mediumit britanik Daily Express, trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger tani po peshon një lëvizje prej 45 milionë funteve për qendërmbrojtësin e Holandës.


Van Dijk ia konfirmon tifozit shqiptar kalimin te Liverpooli (Foto/Video)
Lexo po ashtu Van Dijk ia konfirmon tifozit shqiptar kalimin te Liverpooli (Foto/Video)

Wenger ka thyer tashmë rekordin e transferimeve të klubit për të sjellë sulmuesin e Lyonit, Alexandre Lacazette, dy javë më parë.

Dhe tani ai është duke kërkuar për të forcuar vijën e fundit pasi skuadra e tij përfundoi jashtë katërshes së Ligës Premier dhe humbi kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Formacioni i Southamptonit në rast se nuk do shiste yjet, vështirë se do gjenin rival në PL (Foto)
Lexo po ashtu Formacioni i Southamptonit në rast se nuk do shiste yjet, vështirë se do gjenin rival në PL (Foto)

Reprezentuesi holandezë, Van Dijk, është shumë i kërkuar në Ligën Premier, ku rivalët e Liverpoolit, Manchester Cityt dhe Chelseat gjithashtu janë të interesuar për 26-vjeçarin.

Edhe pse zyrtarët e skuadrës nga St Mary’s kërkojnë 60 milionë funte për Van Dijk, Topçinjtë do të vazhdojnë të mendojnë se do t’iu hyjë në punë një ofertë prej 45 milionë funteve për të fituar shërbimet e tij. /Telegrafi/