LAJMI I FUNDIT:

Arsenali po kërkon qendërmbrojtës, pesë lojtarët që po vëzhgohen nga Wenger (Foto)

Arsenali po kërkon qendërmbrojtës, pesë lojtarët që po vëzhgohen nga Wenger (Foto)
-->

Arsenali ka probleme në qendër të mbrojtjes me disa lojtarë që janë afër largimit, pensionimit, por edhe të lënduar. 

Gabriel mund ta lë Arsenalin për të kaluar te Valencia, ndërsa Per Mertesacker do të pensionohet në fund të sezonit.

Laurent Koscielny nuk është duke u bërë rehat nga lëndimet dhe ende është jashtë fushave.

Të vetmit që mund të llogarit në qendër janë Shkodran Mustafi dhe Rob Holding, ndërsa në pozitat e mbrojtjes janë parë duke luajtur edhe Sead Kolasinac dhe Nacho Monreal, shkaku i mungesave.

Arsene Wenger duhet të fillojë menjëherë punën për një qendërmbrojtës dhe më poshtë janë pesë emrat që mund t’i kryejnë punë. /Telegrafi/

Kostas Manolas

Kalidou Koulibaly

Jose Gimenez

Inigo Martinez

Presnel Kimpembe