LAJMI I FUNDIT:

Arsenali po e monitoron talentin e Milanit

Arsenali po e monitoron talentin e Milanit

Talenti i madh i Milanit, Manuel Locatelli ka zgjuar interesimin e Arsenalit.

Paraqitjet e mira të tij këtë edicion kanë bërë që Arsenali të shikojë mundësinë e blerjes së tij.


Sipas asaj që ka shkruar ‘Calciomercato’, Arsene Wenger e ka përcjellë që dy vite talentin italian dhe ka kërkuar ta blejë edhe gjatë verës.

‘Topçinjtë’ ishin të gatshëm të dërgonin një ofertë në drejtim të Milanit, por klubi italian refuzoi ta shiste atë.

Gjithsesi tani Arsenal po e ndjek rritjen e lojtarit para se të dalë me një ofertë zyrtare në drejtim të Milanit. /Telegrafi/