0Shares

Mesfushori i dikurshëm i Bayern Munichut, Hasan Salihamidzic, ka deklaruar se Arsenali nuk është më pjesë e top-klubeve evropiane.

Topçinjtë do të luajnë kundër bavarezëve në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve, ndërsa gjenden shumë prapa liderit Manchester United në Ligën Premier.

“Duhet të thuhet se Arsenali nuk është më mes top-klubeve. Ata kanë probleme të shumta këtë sezon”.

“Bayerni është favorit i qartë në këtë duel. Megjithatë, duhet të ketë kujdes: është gjithmonë vështirë të fitosh në Angli”, ka thënë boshnjaku për TZ Online. /Telegrafi/

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)