LAJMI I FUNDIT:

Arsenali kërkon Schmeichelin

Arsenali kërkon Schmeichelin

Kasper Schmeichel pritet të jetë një emër i nxehtë për afatin kalimtar veror.

Portieri i Leicester Cityt është njëri ndër më meritorët për titullin e fituar në Ligën Premier nga skuadra e tij dhe për kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.


Këto paraqitje të mira të tij kanë bërë që Schmeichel të shikohet si objektiv numër një i shumë skuadrave të mëdha evropiane.

Real Madridi dhe Unitedi në garë për Schmeichelin
Lexo po ashtu Real Madridi dhe Unitedi në garë për Schmeichelin

Sipas mediumit anglez ‘Mirror’, Arsenali janë të interesuar në nënshkrimin portierit danez gjatë afatit kalimtar të verës.

Arsene Wenger dhe krerët e Arsenalit janë në kërkim të një zëvendësimi afatgjatë për Petr Cech, i cili po i afrohet ditëlindjes së tij të 35-të.

Për Schmeichelin interesim kanë shprehur edhe dy skuadra tjera të mëdha evropiane, anglezët e Manchester Unitedit dhe Real Madridi. /Telegrafi/