LAJMI I FUNDIT:

Arriti rekordin duke thyer me bërryla 124 arra kokosi (Video)

Arriti rekordin duke thyer me bërryla 124 arra kokosi (Video)

Abeesh Dominic nga Kerela e Indisë, ka hyrë në Librin e Rekordeve të Ginisit, pasi theu 124 arra kokosi duke i qëlluar me bërryla.

Burri 25-vjeçar, ia ka dalë t’i qëllojë 145 arra që kanë lëvozhgë tepër të fortë, por nuk ka mundur t’i thyejë të gjitha, transmeton Telegrafi.


Sidoqoftë, me këtë rast ia ka kaluar bartësit të mëparshëm, që kishte thyer 118 fryte të tilla në këtë formë. Madje, të gjitha këto i ka kryer për kohën prej 50 sekondash, megjithëse ishte paraparë që të zgjatë një minutë.

Ndryshe, Dominic që ka edhe disa rekorde tjera, një herë e ka thyer shkopin e hokeit dhe një helmetë, duke e shtrënguar vetëm me duar. /Telegrafi/