Pas prezantimit në treg të versionit USB 3.1, tash pritet të vijë edhe pasuesi tij – 3.2.
Si zakonisht, bashkë me këtë vjen edhe përmirësimi i shpejtësisë së lidhjes, por a ka arsye për brengosje për pajisjet ekzistuese?
Dalja e standardit më të ri USB 3.2 pritet të konfirmohet në shtator dhe nëse keni marrë ndonjë kabllo të re USB-C me pajisje adekuate, ekzistojnë disa detaje, të cilat do t’ju interesojnë. Derisa shumica e konsumatorëve e njohin USB si kyçës, kohëve të fundit gjërat kanë marrë dimension të ri – për shembull lidhja USB-C, e cila shfrytëzon maksimalisht USB 3.1. Çfarë do të thotë kjo?
USB-IF ka paralajmëruar standardin 3.2, por kjo nuk do të thotë se kabllot e reja USB-C duhet hequr nga përdorimi. Përveç ngritjes drastike të shpejtësisë, nuk ka funksione tjera teknike me rëndësi të madhe, transmeton KosovaPress.
Rëndësia kryesore e çdo standardi të ri është rritja e shpejtësisë përmes të ashtuquajturës multi-lane, ku mundësohet përdorimi i njëkohshëm i punës në dy lidhjet 5Gbps ose 10Gbps. Shpejtësia maksimale në teori ashtu ngrihet në 20Gbps.
USB 3.2 do të vazhdojë të shfrytëzojë konektorët aktualë USB-C dhe në shumicën e rasteve nuk do të ketë nevojë për blerjen e kabllove të reja për kompjuter ose telefon.
Standardi i ri 3.2 pritet në shtator, por dalja e tij në treg në sferën e konsumatorëve nuk pritet edhe për një kohë.
Pronarët e kabllove të vjetra dhe pajisjeve nuk duhet brengosur, pasi që ato do të mbështeten edhe për një kohë, por nëse blihen pajisjet e reja duhet kushtuar vëmendje që ato të mbështesin standardin USB 3.1 dhe të kenë konektorët USB-C.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas dhjetë orë pune, Robotin se mbajnë këmbët - rrëzohet në Chicago
Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit
Një kod i thjeshtë mund t’ju tregojë nëse telefoni juaj është duke u përgjuar
Lansohet Toskë e Gegë – platforma që i mbledh të gjithë shqipfolësit prej Prishtinës e Medvegjës deri në Tuz e Athinë!
Mjekët japonezë padisin Google për informata të rreme dhe kërkojnë dëmshpërblim
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi