LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Thaçi homazhe në Kuvend, në nderim të ish-kryeministrit Bajram Rexhepi (Video)

Presidenti Thaçi homazhe në Kuvend, në nderim të ish-kryeministrit Bajram Rexhepi (Video)
-->

E plotësuar: Presidenti i vendit, Hashim Thaçi bëri homazhe në hollin e Kuvendit të Kosovës, në nderim të ish-kryeministrit Bajram Rexhepi.

Veseli homazhe në Kuvend, në nderim të ish-kryeministrit Bajram Rexhepi

E plotësuar: Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli së bashku me deputetë dhe anëtarë të PDK-së bënë homazhe pranë trupit të pajetë të ish-kryeministrit Rexhepi.

Mustafa homazhe në Kuvend, në nderim të ish-kryeministrit Bajram Rexhepi

E plotësuar: Kryeministri në detyrë Isa Mustafa dhe kabineti qeveritarë bënë homazhe në hollin e Kuvendit të Kosovës, në nderim të ish-kryeministrit Bajram Rexhepi.

Ceremonia mortore për ish-kryeministrin Rexhepi po mbahet nën patronatin e kryeministrit në detyrë, Isa Mustafa.

Haradinaj homazhe në Kuvend, në nderim të ish-kryeministrit Bajram Rexhepi

E plotësuar: Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj bëri homazhe në hollin e Kuvendit të Kosovës në nderim të ish-kryeministrit Rexhepi.

Zyrtarë të institucioneve të vendit dhe qytetarë kanë filluar tashmë të bëjnë homazhe në hollin e Kuvendit të Kosovës, ku ndodhet trupi i pajetë i ish-kryeministrit Bajram Rexhepi.

Homazhet në Kuvend në nderim  të ish-kryeministrit Rexhepi do të bëhen deri në ora 12:00.

E plotësuar: Ka arritur në hollin e Kuvendit të Kosovës trupi i pajetë i ish-kryeministrit Bajram Rexhepi, nën përcjelljen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Nga ora 10:00-12:00 në Kuvendin e Kosovës do të bëhen homazhe në nderim të ish-kryeministrit Bajram Rexhepi.

FSK nis arkivolin e ish-kryeministrit Rexhepi për në Kuvendin e Kosovës

E plotësuar: Trupi i pajetë i ish-kryeministrit Bajram Rexhepi nga Aeroporti i Prishtinës është nisur për në Kuvendin e Kosovës nën përcjelljen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku nga ora 10:00-12:00 do të bëhen homazhe.

Kjo është agjenda e ceremonisë mortore, që do të mbahet nën patronatin e Kryeministrit.

10:00-12:00- Homazhe në Hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në Prishtinë

12:00–12:30- Mbledhje Komemorative në Teatrin Kombëtar, në Prishtinë

13:30 – 14:45 arkivoli qëndron në shtëpi të të ndjerit, në Suhodoll

15:00-16:00- Homazhe në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, në Mitrovicë

16:00- Nisja e Arkivolit nga Kuvendi Komunal i Mitrovicës për te varrezat në Shipol

16:30 – Ceremonia e varrimit

Arrin në Kosovë trupi i pajetë i Bajram Rexhepit

Në aeroportin e Prishtinës ka arritur arkivoli i ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi.

Rexhepi ndërroi jetë të hënën në Turqi, në moshën 63 vjeçare.

Ai në muajin prill pësoi sulm në tru, prej kur ndodhet edhe në koma. Pas trajtimit disa ditor në Kosovë, Rexhepi ishte dërguar për trajtim në një spital turk.

Rexhepi, kishte lindur më 3 qershor 1954 në Mitrovicë. Rexhepi kishte diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës në vitin 1979 dhe studimet pas-universitare i kishte përfunduar në Zagreb në vitin 1985.

Punoi për vite me radhë punoi si kirurg i përgjithshëm dhe specialist endoskopik në spitalin rajonal të Mitrovicës deri në vitin 1990.

Gjatë luftës më 1999 me Serbinë, Rexhepi i u bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kaloi tre muaj në male duke shërbyer si mjek në zonën operative të Shalës.

Ndërkaq, më 2002 ishte zgjedhur kryeministër i parë i institucioneve të përkohshme vetëqeverise të Kosovës.

Saktësisht, më 4 mars të vitit 2002, pas tre muaj bisedimesh dhe me ndërmjetimin e kryeadministratorit të atëhershëm të Kosovës Michael Steiner, Kuvendi i Kosovës zgjodhi Bajram Rexhepin si Kryeministrin e parë të Kosovës dhe Ibrahim Rugovën si president.  Rexhepi ka qenë ministër i Punëve të Brendshme.

Në periudhën e fundit, Rexhepi kishte lënë politikën dhe i ishte kthyer profesionit si kirurg në spitalin rajonal të Mitrovicës.