LAJMI I FUNDIT:

Arrihet marrëveshja, Boateng rikthehet në Bundesliga

Arrihet marrëveshja, Boateng rikthehet në Bundesliga

Mesfushori ganez, Kevin Prince Boateng pritet të bëhet me skuadër të re.

Pasi i ka skaduar kontrata me Las Palmas, Boateng nuk ka pranuar ende vazhdimin e saj.


Por një gjë e tillë duket se nuk do të ndodhë, pasi ganezi do të rikthehet në Bundesliga.

Është skuadra Eintracht Frankfurt që i ka ofruar kontratë dy vjeçare lojtarit dhe ky i fundit e ka pranuar atë.

Mediat gjermane kanë raportuar se kanë mbetur edhe disa detaje deri tek zyrtarizimi i këtij transferimi.

Ish-anëtari i Milanit do të rikthehet përsëri në kampionatin gjerman ku do ta ketë rival vëllanë e tij Jerome Boateng që është pjesë e Bayernit.

Prince edhe më parë ka luajtur në Bundesliga për skuadrat Hertha Berlin, Borussia Dortmund dhe Schalke 04. /Telegrafi/