LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Më ngatërruan me një emër të ngjashëm në Spanjë

Ahmeti: Më ngatërruan me një emër të ngjashëm në Spanjë

E plotësuar: Më në fund, për lajmet rreth arrestimit (ndalimit) të tij në Milano, u deklarua kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Miq të dashur, nuk jam arrestuar ?. Skam pas për çka.

Por, për lojë jam vonuar, me një verifikim më të gjatë në aeroport për shkak të dikujt me emër të ngjashëm në Spanjë. Edhepse lehtë me verifiku me google kush është kryetar i Prishtinës e kush ai në Spanjë, autoritetet e Shengenit dhe më tutje na maltretojnë.

Falemnderit të gjithë juve që më shkruajtët kaq vonë. Shihemi nesër në Prishtinë.

P.S. dikush më tha më mirë që je vonu për lojë por pa marr paarasysh rezultatit pata dëshirë me i pa në lojë me Milanin. Edhe në fitore edhe në humbje tifoz mbetem” (sic.), ka shkruar Ahmeti në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

——————————

AHMETI: U NDALOVA PËR VERIFIKIM TË EMRIT

E plotësuar: Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka konfirmuar për KTV-në se ai është ndaluar për pak kohë nga autoritetet italiane.

“Më kanë vonuar për lojë duke verifikuar një emër të ngjashëm në Spanjë. Edhe pse italianët nuk shihnin ndonjë problem, autoritetet spanjolle nuk përgjigjeshin. Më pas situata u sqarua. Ndeshjen nuk kam arritur ta shohë në stadium”, ka thënë Ahmeti për KTV-në.

——————————

AHMETI DEMANTON LAJMIN PËR ARRESTIMIN E TIJ NË ITALI

E plotësuar: Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka demantuar lajmin për arrestimin e tij.

Në një prononcim për Indeksonline, Ahmeti ka bërë të ditur se nuk është i vërtetë raportimi se ai është arrestuar sonte në Milano të Italisë.

“Jam shumë mirë”, ka thënë Ahmeti.

——————————

ARRESTOHET SHPEND AHMETI NË MILANO?!

Burime të gazetametro.net, bëjnë të ditur se Ahmeti i cili ndodhej sot në Milano për të shikuar ndeshjen futbollistike ndërmjet Milanos dhe Shkëndijes nga Tetova, është arrestuar derisa ndodhej në Aeroportin e Milanos Mal Pensa.

Arrestimi i Ahmetit është bërë pasdite vonë dhe ai nuk ka arritur që ta shikojë fare ndeshjen.

Gjithashtu, ky burim ka thënë se autoritetet italiane deri tani nuk kanë dhënë asnjë arsyetim për arrestimin e të parit të Prishtinës.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori