LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person në Pejë, sulmon policin

Arrestohet një person në Pejë, sulmon policin

Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar një person i cili pas përfundimit të një ndeshjeje hendbolli në Pejë nuk i ka përfillë urdhrat e zyrtarëve të Policisë.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën në mbrëmje në rrugën “UÇK” në Pejë.

I arrestuari nuk i ka përfillë urdhrat e zyrtarëve të Policisë që të shpërndahen, me ç’ rast ka sulmuar fizikisht viktimën, zyrtarin policor, duke i shkaktuar lëndime trupore.


I dyshuari gjatë arrestimit ka kanosur zyrtarët e PK-së. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me urdhër të Prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/