LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e vëllezërve Berisha në Pejë

Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e vëllezërve Berisha në Pejë
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për vrasjen e vëllezërve Berisha të premten në mbrëmje, në afërsi të fshatit Kosuriq të Pejës.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se “Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë (DRP) sot me datë 22.07.2017 rreth orës 00:25 është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në një pyll në afërsi të fshatit Kosuriq komuna Pejë”.

“Menjëherë janë dërguar në atë lokacion njësite relevante të Policisë së Kosovës, me ç’rast duke kërkuar në ketë pyll kanë hasur dy viktima, që të dy vëllezër, të cilët ishin të qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë e të shtënave kishin ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë, transmeton Telegrafi.

Mësohen emrat e vëllezërve të vrarë në Krushec të Pejës
Lexo po ashtu Mësohen emrat e vëllezërve të vrarë në Krushec të Pejës

“Në vendin e krimit është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes dhe lidhur me ketë janë njoftuar prokurori i shtetit dhe njësitet relevante për hetimin e krimeve serioze DRP Pejë”.

“Po ashtu, në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen e viktimave. Edhe njësiti policor K-9, ishte i domosdoshëm në ketë rast gjatë zhvillimit të këqyrjes së vendit të ngjarjes”.

“Hetuesit policor rajonal, në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit kanë ndërmarr të gjitha masat e nevojshme operativo-hetimore për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë quar kryesit e këtij akti kriminal të kryejnë ketë vrasje të dy viktimave vëllezër, shtetas shqiptar të Kosovës R.B.(1989) dhe A.B.(1986). Trupat e pa jetë të viktimave dërgohen në IML – QKUK Prishtinë me vendim të prokurorit të shtetit”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Hetuesit policor të Njësitit rajonal të hetimeve DRP Pejë, pas një pune intensive operativo- hetimore kanë identifikuar, shoqëruar dhe më pas arrestuar tre (3) personat e dyshuar te mundshëm të veprës së vrasjes, të cilët me vendim të prokurorit shtetit u caktohet masa e ndalimit 48 orësh për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori