LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen tre gazetarë rusë

Arrestohen tre gazetarë rusë
-->

Policia e Gjilanit ka arrestuar sot tre gazetarë me prejardhje nga shtetet e ish Bashkimit Sovjetik.

Personat e arrestuar janë Juri Georgijeviq nga Letonia, Robion Denisov dhe bashkëshortja e tij Vera, të dy nga Estonia. Ata janë arrestuar në rrugën magjistrale, pasi që më herët kishin bërë një intervistë me prefektin e Parteshit, Dragan Nikoliq , në zyrën e tij në Pasjan.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëvendësdrejtori rajonal i Policisë Shaban Azizi. Sipas tij arsyeja e shoqërimit të tre personave në Polici, një me shtetësi letoneze dhe dy estoneze është që të kuptohet nëse ata kanë hyrë ilegalisht apo legalisht në Kosovë.

“Ne kemi qenë të informuar se ata kanë hyrë shumë ditë më herët në Kosovë por pasi që kanë bërë disa lëvizje nëpër territorin tonë jemi të interesuar arsyen e qëndrimit këtu”, tha Azizi për KosovaPress.

Të arrestuarit po qëndrojnë qe disa ditë në Kosovës dhe duke vizituar kisha dhe manastire serbe dhe sipas mediave serbe, kjo nuk ishte vizita e tyre e parë në Kosovë.