LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen pesë persona të dyshuar për përfshirje në vepra të ndryshme penale

Arrestohen pesë persona të dyshuar për përfshirje në vepra të ndryshme penale

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme, respektivisht sektori i hetimeve të departamentit të Policisë kufitare të asistuar nga njësitë tjera relevante policore, në bashkëpunim me Doganat e Kosovës dhe Inspektoratin Shëndetësor, referuar urdhëresës së gjykatës kompetente, kanë realizuar nje operacion policor të bastisjeve në tri regjione të ndryshme të Republikës së Kosovës.

Operacioni është shtrirë në regjionin e Prishtinës, Ferizajit dhe të Gjilanit, duke përfshirë tetëmbëdhjetë (18) lokacione të ndryshme.

“Si rezultat i operacionit policor, në cilësinë e personave të dyshuar janë arrestuar pesë persona;

A.M. (m)
E.R. (m)
S.I. (f)
D.A. (m) dhe
A.A. (m)

Këta persona dyshohet se në mënyrë të organizuar dhe bashkëpunim kanë kontrabanduar barna të ndryshme duke dëmtuar buxhetin e Kosovës, duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve dhe duke konsumuar kështu veprat penale: “Kontrabandim me mallra”, Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore” , si dhe ”Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore dhe farmaceutike”, thuhet në njoftimin e PK-së

Gjatë bastisjeve janë gjetur dhe konfiskuar sasi e konsiderueshme e barnave të pa kontrolluara dhe të pa verifikuara me prejardhje kryesisht nga Serbia, të cilat dyshohet se janë të kontrabanduara në mënyrë ilegale për në Republikën e Kosovës.

Dy nga te arrestuarit janë punonjës të shëndetësisë, dhe të njëjtit dyshohen se kanë konsumuar veprën penale “Shpërdorim i detyrës zyrtare”.

Policia e Kosovës në bashkëpunim me institucionet tjera mbetet e përkushtuar në luftimin e të gjitha veprave penale dhe krijimin e një ambienti sa më të sigurt për qytetarët tanë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori