LAJMI I FUNDIT:

Arrest shtëpiak për pesë të dyshuarit për dhunim

Arrest shtëpiak për pesë të dyshuarit për dhunim

Gjykatësi Hasan Sadiku ka ndërprerë masën e paraburgimit për Xhavit Hasimin, Eridon Ajvazin, Fitim Ajvazin , Ilir Ajvazin dhe Nazif Isufin, të akuzuar për veprën penale të dhunimit, duke e zëvendësuar atë me arrest shtëpiak. Sadiku tha se ky proces gjyqësor është kah fundi meqë janë dëgjuar dëshmitarët, të akuzuarit dhe pala e dëmtuar.

Procesi gjyqësor i zhvilluar në Gjykatën Themelore të Gjilanit ndaj pesë të akuzuarve Xhavit Hasimi, Eridon Ajvazi, Fitim Ajvazi , Ilir Ajvazi dhe Nazif Isufi të akuzuar për veprën penale të “dhunimit” tashmë ka hyrë në fazën finale.

Kryetari i trupit gjykues Hasan Sadiku tha për rajonipress se janë zhvilluar pesë seanca gjyqësore dhe është arritur të dëgjohen edhe dëshmitarët, edhe palët e dëmtuara po edhe vet të akuzuarit. Tani në seancën e fundit presim të dëgjohen fjalët përfundimtare dhe të shpallet aktgjykimi.


Sadiku tha se meqë janë dëgjuar dëshmitarët u ka ndërprerë masën e paraburgimit duke e zëvendësuar atë me arrest shtëpiak për Xhavit Hasimin, Eridon Ajvazin, Fitim Ajvazin , Ilir Ajvazin dhe Nazif Isufin.

Sadiku tha se të akuzuarit e kanë mohuar veprën derisa e dëmtuara nga Prizreni ka mbrojtur në tërësi dëshminë e saj dhënë në hetuesi.

Aktakuza e ngritur nga prokurori Agron Uka i ngarkon Xhavit Hasimin, Eridon Ajvazin, Fitim Ajvazin , Ilir Ajvazin dhe Nazif Isufin se në mënyrë sistematike e kanë detyruar të dëmtuarën B.I. nga Prizreni për të kryer akt seksual pa pëlqimin e saj, duke e rrahur e maltretuar vazhdimisht.

Në aktakuzë është dhënë rrëfimi rrëqethës i të dëmtuarës. /Telegrafi/