LAJMI I FUNDIT:

Armët e prodhimit serb në duart e rebelëve sirianë (Foto)

Armët e prodhimit serb në duart e rebelëve sirianë (Foto)

Një armë granata hedhëse e prodhimit serb është parë në duart e rebelëve sirianë në Aleppo.

Arma RBG 40mm/6 M11 po përdoret nga rebelët sirianë të brigadës a—Safwa, të cilët luftojnë kundër forcave shtetërore të Presidentit Bashar al-Assad.


Në një publikim në rrjetin social Twitter të datës 13 mars 2017, tregoheshin disa fotografi të një rebeli sirian që mbante në duar këtë granatahedhës, armë e cila kishte filluar të prodhohej nga Yugoimport SDPR.

Kjo është një ndër armët më të sofistikuara të kësaj kategorie. Ajo peshon vetëm 4.5 kilogramë dhe mund të mbajë gjashtë granata në të njejtën kohë.

Forcat e Assad kanë gjetur mbështetje të fuqishme nga Rusia, madje edhe përmes bombardimeve ajrore në luftën civile ndaj rebelëve sirianë. Armët serbe në duart e rebelëve sirianë kanë ngritur pyetje nga disa media që raportojnë për çështje ushtarake.