LAJMI I FUNDIT:

Ariu sillet si njeri: Hip në furgon dhe ulet pranë timonit si shofer (Video)

Ariu sillet si njeri: Hip në furgon dhe ulet pranë timonit si shofer (Video)

Dy kanadezë kanë qenë dëshmitarë të një ngjarje të pazakontë, derisa ishin ndalur në rrugë për të intervenuar në sanimin e defektit të një automjeti.

Derisa ata po servisonin automjetin e prishur, furgonit të tyre i është afruar një ari, i cili e ka hapur derën dhe ka hipur në automjet.


“Njeri, ai po e hap derën e furgonit. Ore, ai po hip në furgon”, thërriste personi që po xhironte këtë detaj, transmeton Telegrafi.

Pronari i furgonit, Mat Paterson, thotë se ende nuk po beson në atë që kishte parë me sytë e tij.  Ariu, pas 10 minutash ka dalë nga furgoni, kurse Paterson supozon se ai ishte i uritur dhe ka kërkuar ushqim.

Ndryshe, mekaniku thotë se ajo zonë është e pasur me arinj, por asnjëherë deri më tani nuk kishte parë një sjellje të tillë njerëzore. /Telegrafi/