LAJMI I FUNDIT:

Ardian Bujupi dhe Capital T do të godasin verën me “Andiamo”, shpalosin detajet e projektit më të ri (Foto)

Ardian Bujupi dhe Capital T do të godasin verën me “Andiamo”, shpalosin detajet e projektit më të ri (Foto)

Këngëtari Ardian Bujupi dhe reperi i njohur Capital T do të sjellin këtë të premte bashkëpunimin e tyre më të ri “Andiamo”.

Kënga e cila ka bërë bashkë dyshen, është punuar me produksion të huaj, dhe me gjasë do të jetë një ndër hitet e kësaj vere.


Në një prononcim për Telegrafin, Capital T ka rrëfyer disa detaje nga ky bashkëpunim.

“Kemi përfunduar punën për këngën tonë më të re “Andiamo”, e cila është ritmike dhe me pjesë ku ka repturë. Është punuar nga një produksion gjerman, dhe publikohet këtë të premte, më 28 korrik”, tha Capital T për Telegrafin.

“Andiamo” duket një titull paksa i çuditshëm, por që për Telegrafin, Kapo zbulon kuptimin e tij.

“Kënga titullohet ‘Andiamo’, është fjalë italiane që në shqip përkthehet ‘le të shkojmë’”, tregoi Capital T.

Capital T paralajmëron hite dhe dimensione të reja (Foto)
Lexo po ashtu Capital T paralajmëron hite dhe dimensione të reja (Foto)

Ndërkohë edhe Ardian Bujupi duket të jetë shumë i lumtur për këtë bashkëpunim. Ai ka treguar edhe më parë në një intervistë për Telegrafin se vera 2017, për të do të ishte e ngarkuar me plot këngë të reja nga albumi i tij i tretë.

“’Andiamo’ titullohet kënga e radhës, të cilën e sjell në bashkëpunim me Capital T, jam ndarë shumë i kënaqur nga realizimi, shpresoj edhe fansat ta pëlqejnë”, tha Ardian Bujupi për Telegrafin.

Telegrafi ka përcjell nga afër edhe disa prej xhirimeve të këtij klipi, dheju prezanton në vazhdim me disa prej imazheve që zbulojnë pak nga skenat e projektit “Andiamo”.

Në këtë klip nuk do të mungojnë femrat atraktive, si dhe paraqitja e djelmoshave si çdo herë me shumë stil. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Ana Skrel

Ana Skrel "djeg" rrjetin me një fotografi ku dukej tejet joshëse, nuk mungon komenti i Robert Berishës

Magazina
Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Dhurata Dora vjen me këngën

Dhurata Dora vjen me këngën "Sheqer", një projekt ndryshe prej herave të tjera

Magazina
Kalo në kategori