Kosova edhe më tutje vazhdon të humbë shuma të konsiderueshme të mjeteve për shkak të mospërmbushjes së kontratave në mes të institucioneve vendore dhe kompanive të huaja, që kanë ardhur për të investuar apo edhe për të bërë biznes në vendin tonë.
Biznesmeni Behgjet Pacolli kohë më parë kishte dhënë një shumë të konsiderueshme të mjeteve për privatizimin e hotelit “Grand”, por edhe pse janë paguar ato ai asnjëherë nuk ka arritur të bëhet pronar i saj.
Për të kërkuar drejtësi Pacolli së fundmi i është drejtuar Arbitrazhit Ndërkombëtar të Bankës Botërore në Uashington, shkruan “Zëri”.
Pacolli, në një status në rrjetin social “Facebook”, ka konfirmuar se rasti i hotelit “Grand” do të trajtohet në Arbitrazhin Ndërkombëtar të Bankës Botërore në Uashington.
Sipas tij, ky rast udhëhiqet direkt nga qendra e “Mabetex”-it në Lugano, pasi që investimi mbi 5.1 milionë euro ka ardhur nga kjo qendër.
“Për mua si idealist i një Kosove civilizuese, ku sundon ligji dhe e drejta, ky rast më shqetëson goxha shumë. Nuk pati rrugëzgjidhje tjetër këtu në Kosovë, përveçse të dërgohet lënda në Arbitrazh Ndërkombëtar. Më poshtë do ta kuptoni në detaje se nuk ka pasur rrugë tjetër. Jam koshient se këto ditë do të dëgjoni spekulime se Behgjet Pacolli ka për qëllim ta dëmtojë buxhetin e Kosovës dhe se do t’i marrë para shtetit tonë. E gjithë e kaluara ime dhe e ardhmja e kanë dëshmuar dhe do ta dëshmojnë se unë i kam dhënë, i jap dhe do t’i jap këtij shteti dhe se ky veprim ka vetëm një qëllim: t’i identifikojë të gjithë matrapazët që na kanë varfëruar dhe na kanë pamundësuar që të bëhen investime në Republikën tonë”, ka thënë Pacolli. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Nesër mbahet shitja e 65-të aseteve e Agjencisë Kosovare të Privatizimit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert