LAJMI I FUNDIT:

Arbëreshët kërkojnë ndihmë nga Tirana (Video)

Arbëreshët kërkojnë ndihmë nga Tirana (Video)

Në ruajtjen e identitetit kulturor të arbëreshëve ka aq elementë përbërës, sa e vështirë të gjesh një të dytë tjetër.

Gjithmonë arbëreshët kanë pasur dy atdhe dhe në këto kohë, ata kanë kthyer sytë nga Shqipëria për mbështetje për njohjen e komunitetit arbëresh nga UNESCO.


“Kërkojmë mbështetje si komunitet arbëresh, si një komunitet që i përket kulturës kombëtare shqiptare, një mbështetje politike për të mbrojtur propozimin tonë që ky komunitet të njihet nga UNESCO, si një vlerë jomateriale kulturore botërore”, tha Matteo Mandala, studiues dhe albanolog.

Është pikërisht kjo kulturë jomateriale, në qendër të masterplanit që ky komunitet ka hartuar. Për gjuhën, traditat, trashëgiminë kulturore dhe pasurinë natyrore. Një kulturë e tillë minoritare është e pashoq në të gjitha minoritetet italiane, por edhe ato europiane.

“Deri më sot kemi punuar për të hartuar një platformë, një masterplan që e kemi gati dhe do ta shpallim zyrtarisht. Mbi këtë masterplan do t’i kërkojmë edhe ndihmën qeverive shqiptare dhe kosovare”, tha më tej Matteo Mandala.

Trashëgimia e pasur është në dokumente që ende nuk janë zbuluar, ndaj kjo thirrje për bashkëpunim u bë në një konferencë me temë “Identiteti shqiptar, sot në këndvështrimin global. Modeli i arbrit italian”. Dhe arbëreshët janë shpresëplotë në kërkesën e tyre./tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Lajme
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Kalo në kategori