LAJMI I FUNDIT:

Arbër Peci: Mendimet bëhen vepra…

Arbër Peci: Mendimet bëhen vepra…

“Asnjëherë mos i lëkundni qëllimet me arsyetimin se nuk janë krijuar kushtet, kështu vetëm e pengoni suksesin!” – kjo është motoja e cila e ka ndjekur Arbër Pecin gjatë tërë ecejakeve të karrierës së tij.

Arbër Peci, trajner personal; pronar i njërës ndër palestrat më të frekuentuara në Kosovë, “Hoist Fitness”, si dhe udhëheqës i Federatës së njohur të fitnesit dhe bodybuildingut – “World Bodybuilding Physique and Sports Federation of Kosovo” – ka shpenzuar vite të tëra, përplot sakrifica të pabesueshme, për t’u bërë mentor i shumë njerëzve që kërkojnë ndihmë për përmbushjen e ëndrrës për një trup të përsosur dhe të shëndetshëm.


1

Në këtë kohë, ku sukses vlerësohen shumat gjashtëshifrore në xhirollogarinë bankare dhe çmimet apo titujt e ndryshëm, ai sukses e sheh vetëm mundësinë që i është dhënë të kontribuojë në shoqëri.

Arbëri është gjatë tërë kohës aktiv dhe i gatshëm t’ju ndihmojë të gjithëve edhe përmes grupit të tij në Facebook, “Maniakë t’Fitnesit” – grup i cili ka afër 10,000 anëtarë.

Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, ai tregon për sfidat, dështimet dhe sukseset në të cilat ka hasur gjatë këtyre viteve. Gjithashtu, ai nuk heziton edhe t’ju japë këshilla nga më të ndryshmet.

Përshëndetje Arbër. Fillimisht, të lutem na trego më hollësisht zanafillën e dëshirës tënde për të ndjekur rrugën e trajnerit profesionist të fitnesit… Si ka filluar, kush të ka motivuar, e kush të ka ndihmuar gjatë këtij rrugëtimi?

Gjithçka ka filluar nga fëmijëria ime. Gjithmonë jam ndjerë më ndryshe nga shoqëria dhe ëndrra për të shtuar peshë – për t’u dukur “normal” si tjerët – kishte filluar sepse nuk ndihesha rehat dhe më preokuponte nënpesha ime. Pikërisht për këtë edhe besoj se ekziston thënia, “Mendimet bëhen vepra”.

Kjo ndjenjë më ka ndjekur edhe në moshë madhore, por kur u ktheva nga Sllovenia në Kosovë për të jetuar me familje, aty e takova dajën tim, Agron Sadikun, i cili më motivoi të ndjekë ëndrrën për shtimin e peshës dhe formimin e muskujve, pasi që ai vet ishte një peshëngritës profesionist. Pra, aty filloi gjithçka. Aty fillova ta kuptojë më mirë ëndrrën time dhe vetëm atëherë kur kupton diçka, mundesh edhe t’i besosh.

arber

Ndonëse palestrat nuk kanë qenë edhe aq të shpeshta apo të zakonshme gjatë viteve kur jeni kthyer nga Sllovenia, si ia keni bërë ju që të ushtroni? Në çfarë hapësire keni ushtruar?

Të them të drejtën, për shkak të motivit të madh që kisha për të ushtruar, kisha vendosur ta ndërtoj një palestër në një dhomë të vogël (garazh), duke u munduar ta improvizoj një palestër reale, sepse në këtë mënyrë do ta kisha “palestrën” më afër dhe do të mund ta kaloja shumicën e kohës aty.

Por, pikërisht në atë dhomë e mësova se pasioni i madh ndaj diçkaje mund të jetë edhe pengesë drejt suksesit, sepse ushtroja më shumë se ç’duhet dhe, siç e dinë të gjithë profesionistët, kështu nuk arrihet suksesi.

1

Kush ishte Arbër Peci para se të njihej nga fansat e fitnesit si trajner personal? Çfarë bënte, ku punonte dhe çfarë studionte?

Dua të cek se pas largimit të dajës nga Kosova, kisha filluar t’i humbë shpresat, sepse aq më shumë që provoja, aq më shumë dështoja të arrija sukses.

Kësisoj, iu përkushtova arsimimit dhe i përfundova studimet në Fakultetin e Gjeodezisë – ku edhe isha bursist. Pas përfundimit të studimeve, fillova të punoj për organizatën gjermane “GIZ”. Isha i punësuar si ekspert i Kadastrës dhe GIS-it.

Foto e Arbër Pecit gjatë kohës kur punonte në GIZ
Foto e Arbër Pecit gjatë kohës kur punonte në “GIZ”

Gjatë kohës që ishe i përkushtuar në një karrierë e cila nuk kishte të bëjë fare me fitnesin, si ia arrite të bëheshe i suksesshëm në karrierën për të cilën njihesh tani? Në cilën karrierë u përkushtove më shumë?

Punova dhe ushtrova pesë vite me radhë, por nuk arrija të kisha sukses në fushën e fitnesit. Këtu u binda se duhet të përkushtohem vetëm në një qëllim dhe hoqa dorë nga profesioni i kadastrës, për t’ju përkushtuar me të gjitha forcat përmbushjes së ëndrrës kryesore që kisha – arritjes së suksesit në fushën e fitnesit.

Për këtë vendim u desh shumë guxim, bindje dhe vendosshmëri. Njerëzit që e humbin kohën duke i pritur rastet ideale, asnjëherë nuk arrijnë të bëjnë asgjë. Koha ideale për të vepruar është TANI dhe KËTU!

16
Foto e realizuar gjatë Kampionatit Evropian të Federatës “WBPF” në Budapest. Këtu ishte pjesëmarrëse edhe Kosova.

Padyshim se në ditët e sotme ekzistojnë qendra të ndryshme trajnimi për t’u certifikuar si trajner personal, kurse të ndryshme me ekspertë të kësaj fushe, por edhe interneti mund t’i shërbejë të gjithëve si metodë për të fituar njohuri rreth anatomisë së trupit, muskujve etj. Por, na trego se çfarë të bën ty trajner të suksesshëm fitnesi? Nga i ke fituar mësimet të cilat i pason te klientët tuaj?

Mendoj se për t’u bërë i suksesshëm duhet të zgjerohesh në aspektin se nga i merr njohuritë. Unë, kur hoqa dorë nga puna dhe fillova t’i përkushtohem fitnesit, fillova edhe të udhëtojë në vende të ndryshme të botës dhe kam ushtruar me profesionistë botërorë që janë të njohur për të gjithë fansat e fitnesit. Ndër këta profesionistë kanë qenë: Flex Wheeler, Kai Greene, Timea Majorova, Daniel Toth, Peter Molnar, Zoltan Voros, Suzy Kellner, Bettina Nagy etj.

Kam pasur mbi 30 trajnerë personal dhe secili më i njohur se tjetri. Pra, nëse nga një trajner kam marrë 10 informacione të dobishme, atëherë nga të gjithë kam marrë nga 10 informacione të ndryshme, por të dobishme.

Të gjitha informacionet e trajnerëve të ndryshëm i kam shkrirë në një, dhe kjo besoj se më jep përparësi.

w1
Foto e realizuar gjatë ushtrimit personal me Flex Wheeler – bodybuilder të cilin Arnold Schwarzenegger e ka përshkuar si më të mirin që ka parë ndonjëherë

Nga këto që i tregove, lexuesit mund të hamendësojnë se keni shpenzuar shuma të majme për t’u bërë ky që jeni.

Secili nga trajnerët e cekur e ka pasur një çmim të caktuar – varësisht nga informacionet që mi ka dhënë. Them të drejtën, kam paguar trajner personal 10,000 dollarë për vetëm një orë stërvitje. E gjithashtu edhe 8,000 dollarë i kam dhënë për vetëm një orë stërvitje.

Pra, gjithçka më ka kushtuar shumë shtrenjtë – duke i përfshirë këtu udhëtimet, hotelet, organizimin e trajnimeve me trajnerë etj. Por, qëllimi im veçse ishte caktuar dhe asgjë nuk do të më ndalte!

Na trego për përvojat që i keni fituar gjatë udhëtimeve nëpër vende të ndryshme të botës.

Gjatë këtyre udhëtimeve jam takuar edhe me biznesmenë të ndryshëm – njerëz të cilët njihen si ‘udhëheqësit’ e Bodybuildingut botëror. Me disa prej tyre edhe kisha filluar të bashkëpunojë në projekte të ndryshme, por në shumë biznese nuk pata sukses.

Dështimi asnjëherë nuk më ndalte dhe, kur fillova të shitja paisje fitnesi, atëherë morra të drejtën për përfaqësimin e mbi dhjetë kompanive amerikane për tërë Ballkanin – gjë që prapë më dëshmoi se dështimi është vetëm shenjë paralajmëruese e suksesit.

Këto me të vërtetë që janë përvoja interesante dhe emocionuese. Siç duket, dëshira dhe ëndrra për sukses iu është realizuar, megjithatë, çfarë konsideroni ju sukses?

Vlen të ceket se për mu suksesi nuk matet me para, e as me tituj. Pavarësisht se më është besuar pozita e udhëheqësit dhe përgjegjësit të federatës së njohur të fituesit dhe bodybuildingut – World Bodybuilding Physique and Sports Federation of Kosovo – si dhe pavarësisht që kam të ardhura të mjaftueshme për një jetë mesatare, suksesin më të madh e konsideroj mundësinë që më është dhënë për t’u ndihmuar tjerëve.

Përmes palestrës që kam hapur në qytetin tim, në Mitrovicë, me të gjitha paisjet moderne, tani jam më afër admiruesve të palestrës dhe vazhdimisht u ofrojë informacione të sakta rreth kësaj sfere. Gjithashtu, përmes bashkëpunimit që kam me miqtë e mi ndërkombëtarë, mundohem që edhe të tjerëve t’u mundësojë të marrin pjesë në gara të ndryshme të rangut botëror.

Pra, ndihmesa që u ofroj atyre për t’i realizuar ëndrrat e veta, është suksesi më i madh në jetën time! Fundja fundit, besoj se të gjithë mund të pajtohemi kur themi se ndjenja më e mirë në këtë jetë është aftësia për të kontribuar në shoqëri.

s

Çfarë ju sugjeron të tjerëve që e ndajnë të njëjtën ëndërr me ju?

Shumica e njerëzve nuk e kuptojnë se me të vërtetë jeta na servon atë që e kërkojmë. Prandaj, fillimisht duhet ta pyetni veten se çfarë në të vërtetë doni? Nëse kërkon pak, pak do të fitosh – sepse aq ke kërkuar.

Nëse kërkon shumë dhe punon për këtë, mos u befasoni kur t’i arrini majat. Nuk mund të bëheni të suksesshëm nëse nuk jeni të bindur se mundeni!

Dhe, asnjëherë mos i lëkundni qëllimet me justifikimin se nuk janë krijuar kushtet – kështu vetëm e pengoni suksesin!

moleri

Ndër dukuritë më interesante të fitnesit është edhe ndarja e ushtrimeve në ato me peshë të trupit dhe ato me peshëngritje. Një grup i njerëzve ushtrojnë vetëm me peshë të trupit, një grup tjetër me peshëngritje, ndërsa ka njerëz që edhe i kombinojnë këto dyja.

Varësisht se çfarë trupi synojmë ta kemi, njashtu dallojnë edhe ushtrimet fizike bashkë me ushqimin. Ushtrimet janë të llojllojshme. Kemi ushtrime për përmirësimin e shpejtësisë, për rritjen e forcës, për rritjen e masës muskulore, për humbjen e peshës dhjamore etj. Pra, ushtrimet varen nga ajo se çfarë dëshironi të përmirësoni. Prandaj, është normale kryerja e disa ushtrimeve të caktuara, nëse veç ato sjellin dobi në qëllimin që ia keni caktuar vetes.

Cila mendoni se ka më shumë rëndësi në fitnes, ushqimi apo ushtrimet?

Jo rastësisht ekziston thënia se, “muskujt e barkut formohen në kuzhinë, e jo në palestër”. Pra, ushqimi është krucial për një trup të mirë. Megjithatë, ushqimi dhe ushtrimet janë partnerë të pandashëm në jetën e një sportisti, sepse të dyja ia përmbushin njëra-tjetrës nevojat e veta.

Por, duhet të kemi edhe diçka parasysh. Nëse 100 trajnerë profesionistë të fituesit kanë së bashku 100 rutina me ushtrime të ndryshme, atëherë mundësitë janë të mëdha që shumica nga ta do ta kenë një plan të njëjtë ushqimor.

Pra, ushtrimet janë të domosdoshme, por assesi nuk duhet të nënvlerësohet forca e ushqimit të mirë.

Koha e shpenzuar në palestër është vetëm 4 përqindëshi i ditës sonë, është e rëndësishme të kemi kujdes edhe në 96 përqindëshin tjetër të ditës…

Varësisht nga koha që kanë, shumica edhe e koordinojnë orarin dhe kohën që do ta shpenzojnë në palestër. Disa prej tyre kalojnë pak minuta në palestër, disa gjysmë ore, disa një orë, e disa e kalojnë njëorëshin. Sa kohë mendoni se është e mjaftueshme ta kaloni në palestër?

Unë sugjeroj që të mos tejkalohet një orë me ushtrime. Më shumë, asnjëherë nuk do të thotë më mirë.

Kjo pyetje kërkon analizë të thellë, por, vetëm dua t’ju them se jo rastësisht ushtrimet me trajnerë personalë në të gjithë botën zgjasin 60 minuta.

Faleminderit për kohën Arbër. A do të dëshironit të shtonit diçka në fund?

Po. Dua t’ju them të gjithëve se nëse të arriturat e mia personale nuk ia ndryshojnë jetën të paktën edhe një njeriu tjetër, atëherë kjo për mua nuk është as e arritur, e as sukses. Pamundësia për t’ia ndryshuar dikujt jetën për të mirë, është mangësi që secili duhet ta përmirësojmë.

I juaji në sport, Arbër Peci. /Telegrafi/

Më poshtë, i keni fotografitë gjatë ushtrimeve personale të Arbërit me disa prej trajnerëve më të mirë në botë, siç janë: Kai Greene, Timea Majorova, Daniel Toth, Peter Molnar, Zoltan Voros, Suzy Kellner, Bettina Nagy:

trajner1

trajner2

trajner3

trajner4

trajner5

trajner6

trajner7

trajner8

trajner9

trajner10

trajner11

trajner12

trajner13

trajner14

trajner15

trajner16

trajner17

trajner18

trajner19

trajner20

trajner21

trajner22

trajner23

Në trend

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori