LAJMI I FUNDIT:

Arbeloa: Goli i Ronaldos na mban gjallë

Arbeloa: Goli i Ronaldos na mban gjallë

Mbrojtësi i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, ka folur për rëndësinë e golit të Ronaldos në disfatën nga Celta Vigo në kuadër të Copa del Rey, duke thënë se ai gol e mban gjallë Realin për t’u kualifikuar në ndeshjen kthyese që zhvillohet në Bernabeu.

Portugezi realizoi golin e nderit për Realin në minutën e 87-të, për të mbajtur gjallë në lojë për kualifikim Real Madridin, ndërsa për këtë Arbeloa e falënderon bashkëlojtarin e tij.

“Goli i Cristiano Ronaldos na mban gjallë për t’u kualifikuar, edhe pse ishte keq që nuk e shënuam edhe një. Celta ishte efektive.


Ata luajtën futboll të mirë dhe ishte ndeshje e komplikuar. Kundërshtarët tanë na kanë vënë në presion të madh në ndeshjet në udhëtim. Sidoqoftë, jam i bindur se do të fitojmë para tifozëve tanë dhe do të kualifikohemi tutje”, ka deklaruar Arbeloa. /Telegrafi/