0Shares

Mbrojtësi i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, ka thënë se Iker Casillas është përgjigjur mirë pasi ishte lënë jashtë përbërjes së Los Blancos për ndeshjen ndaj Malagas, që shkaktoi polemika të shumta.

“Sjellja e Casillas është shembull i vërtetë. Ai e përkrah Adanin në stërvitje më shumë se kurrë dhe ka treguar se sa profesionist është. Ne kemi qenë të gjithë pak kohë nëpër pankinë. Kësaj i është dhënë shumë rëndësi”.

“Në zhveshtore, ne nuk po flasim për këtë, sepse kështu secilën javë do të duhet të flisnin për formacionin startues”, ka deklaruar Arbeloa.

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)