LAJMI I FUNDIT:

I aprovuar edhe nga ekspertët më të njohur të fitnesit: Ushtrimi i cili i transformon krejtësisht vithet tuaja (Video)

I aprovuar edhe nga ekspertët më të njohur të fitnesit: Ushtrimi i cili i transformon krejtësisht vithet tuaja (Video)

Anëtarësimi në një palestër luksoze nuk është mënyra e vetme se si mund ta mbani një trup në formë.

Në fakt, ju mund të fitoni një trup në formë edhe pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia apo dhoma juaj!

Krejt çfarë ju duhet janë 20 minuta kohë në ditë dhe vullneti për të ushtruar.

Sidoqoftë, nëse jeni si shumica e damave të cilat pandërprerë kërkojnë këshilla për perfeksionimin e vitheve, atëherë ky artikull është i duhuri për ju. Ekspertët e fitnesit kanë bërë të ditur se ekziston një ushtrim – për të cilin mund të keni dëgjuar – i cili jua transformon krejtësisht vithet.

Fjala është për ushtrimin squat.

Ky ushtrim parasheh të uleni aq më poshtë sa mundeni, por gjatë performimit të këtij ushtrimi duhet ta mbani shpinën drejt. Për të parë se si performohet ky ushtrim, ndiqni videon e mëposhtme. /Telegrafi/