LAJMI I FUNDIT:

“Apple Park”: Kjo është “anija kozmike” ku do të vendosen 12 mijë punëtorët e Apple (Video)

“Apple Park”: Kjo është “anija kozmike” ku do të vendosen 12 mijë punëtorët e Apple (Video)

Apple ka njoftuar se “Apple Park”, Kampusi i ri i kompanisë, kostoja e të cilit pritet të arrijë në rreth 5 miliardë dollarë, do të jetë gati për punonjësit e saj që nga fillimi i muajit prill.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, gjithsesi procesi i transferimit të më shumë se 12.000 njerëzve do të marrë më shumë se gjashtë muaj kohë, dhe ndërtimi i ndërtesave dhe parqeve është planifikuar të vazhdojë edhe gjatë verës.


E parashikuar nga Steve Jobs, si një qendër për kreativitet dhe bashkëpunim, Apple Park ka transformuar milje hapësira të asfaltit në një strehë të hapësirës së gjelbër në zemër të Santa Clara Valley, Kalifornia Veriore.

Kampusi i cili thuhet se do të ketë formën e një “anije kozmike”, me rreth 2,8 milionë metra katrorë është i veshur tërësisht me panele të mëdha prej qelqi të lakuar.

Tanimë i ndjeri Steve Jobs do të kishte festuar 62 vjetorin këtë të premte, më 24 shkurt. Dhe për të nderuar kujtimin e tij dhe ndikimin e tij në Apple dhe në botë, teatri në Apple Park do të quhet “Teatri Steve Jobs”.

Teatri që pritet të hapet në fund të këtij viti, do të ketë një hapësirë me rreth njëmijë ulëse. Ai është i vendosur në një nga pikat më të larta të Apple Park, me një pamje mbresëlënëse.

Apple Park do të përfshijë ndër tjerash edhe një qendër për vizitorët me një Apple Store dhe kafene të hapura për publikun, palestra për punonjësit e Apple, si dhe hapësirat e kërkimit dhe zhvillimit.

E dizajnuar në bashkëpunim me Foster+Partners, Apple Park do të furnizohet me energji 100 për qind nga energjia e rinovueshme.

Me 17 megavat panele solare, Apple Park do të ketë në dispozicion instalimin më të madh të energjisë solare në botë.

Ajo është gjithashtu vendi më i madh me ventilim natyral, i projektuar për të mos pasur nevojë për ngrohje apo ajër të kondicionuar për nëntë muajt e vitit. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Interesante
Macja mbeti pa mikeshën më të mirë, reagimi i saj “thyen zemrat”

Macja mbeti pa mikeshën më të mirë, reagimi i saj “thyen zemrat”

Interesante
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

Interesante
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante
Kalo në kategori