LAJMI I FUNDIT:

Apple lanson iPad 4 me 128GB!

Apple lanson iPad 4 me 128GB!

Ditëve të fundit është thënë se Apple është duke u bërë gati të lansojë modelin e ri të iPad me 128GB hapësirë të brendshme, ndërsa tani lajmi është zyrtar, pasi që kompania ka njoftuar se do të lëshojë modelin e ri të tabletit të saj, iPad 4, i cili vjen i pajisur me ndërfaqen Retina.

Me sa duket edhe thashethemet rreth çmimit të iPad 4 me 128GB 4 ishin të sakta. Versioni i ri i iPad 4 me 128GB dhe lidhjen WiFi do të shitet për 729 dollarë, ndërsa versioni tjetër i iPad 4 me WiFi dhe opsionit celular me 128GB do të shitet për 929 dollarë. / Telegrafi /