0Shares

Apple ka njoftuar se ka arritur edhe një rekord të ri me dyqanin e saj të aplikacioneve AppStore, në të cilin tashmë janë arritur në 40 miliardë shkarkime që nga koha e debutimit të saj online.

Fakti më i rëndësishëm i kësaj shifre madhështore të shkarkimeve është se pothuajse gjysma e këtij numri është arritur vetëm gjatë vitit të kaluar, kur përdorimi dhe shkarkimi i aplikacioneve mobile në përgjithësi ka pasur një rritje të jashtëzakonshme.

Gjatë vitit 2012, në dyqanin e aplikacioneve të Apple ishin shkarkuar më shumë se 20 miliardë, dhe sipas njoftimit të Apple tani janë më shumë se 500 milionë llogari aktive në dyqanin virtual.

Kompania gjithashtu ka njoftuar se zhvilluesit e aplikacioneve kanë krijuar më shumë se 775,000 aplikacione për iPhone, iPad, dhe iPod Touch, ndërsa deri më sot për iPad janë krijuar më shumë se 300,000 aplikacione origjinale të cilat janë të gatshme për shkarkim. / Telegrafi /

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)