LAJMI I FUNDIT:

Aplikimi i këtyre metodave zhduk rrathët poshtë syve

Aplikimi i këtyre metodave zhduk rrathët poshtë syve
-->

Ju mund të gjeni trajtime të shumta që janë për largimin e rrathëve të zinjë poshtë syve, por ne do të tentojmë ti cekim disa prej tyre.

1.Trajtimi me tranguj
Fillimisht preni kastravec në feta të trasha 0.5 cm. Pastaj vendosni mbi qepallat e syve me qëllim që ato të nxehen dhe pastaj zëvendësoni ato ato me copa të reja. Koha e mbajtjes së tyre në sy është 20 minuta, pastaj rezultatet do të jenë të dukshme shkruan Natural Medicine Box, transmeton Gazeta Shneta.
2. Trajtimi me qumësht dhie ose lope
Së pari vendoseni qumështin në frigorifer. Kur të ftohet, vendoseni atë në  2 topa pambuku, pastaj aplikoni ato në sytë tuaj. Mbajini ato për rreth 15 minuta dhe lani sytë me ujë. Ky trajtim është një nga më të besueshmet dhe më të thjeshtat ndër të gjitha.
3. Trajtimi me patate të ëmbla
Ky trajtim është shumë i dobishëm pasi që patatet  kanë efekt zbardhues në lëkurë. Nga ana tjetër, patatja ka shumë ujë dhe mund të jetë me të vërtetë e dobishme në hidratimin e lëkurës. Pra, në këtë trajtim do t’ju duhet të preni patatet në feta të trasha prej 1.5 cm dhe t’i mbani ato për rreth 10 minuta në frigorifer. Pastaj vendoseni mbi qepallat dhe lini ato për rreth 15 minuta.
4. Trajtimi me çaj të gjelbër
Për t’i hequr qafe rrathët e zinjë nën sytë tuaj, ju mund ta bëni me ndihmën e antioksidantëve në çajin e gjelbër. Fillimisht duhet të merrni dy çese të çajit jeshil dhe t’i vendosni ato në ujë të ngrohtë, dhe pas kësaj aplikoni ato nën pjesën e syve.