0Shares

Google sapo ka lansuar versionin më të ri të aplikacionit për shërbimin e saj të famshëm të emailave, Gmail, i cili tani është në dispozicion për platformën mobile të Apple, iOS.

I ri-krijuar tërësisht, versioni 2.0 i aplikacionit të Gmail vjen me dizajn dhe pamje të re, për të cilën Google shpreson se do ta shpejtojë shërbimin e emailave për përdoruesit si dhe ta bëjë më të lehtë përdorimin e emailave nga pajisjet mobile.

Funksionet e reja në aplikacion përfshijnë animacionet e reja, rrëshqitje të pafundme të emailave dhe listave, dhe fotografive në mesazhe.

Aplikacioni i ri gjithashtu mundëson sugjerime të plota gjatë kërkimit, si dhe mundëson përgjigje në ngjarjet në Google Calendar, dhe pëlqimin e postimeve në Google+ brenda aplikacionit.

Gmail në iOS është në dispozicion në AppStore, dhe tani për shkak të popullaritetit tejet të madh, disa përdorues tashmë janë duke raportuar probleme në shkarkim të aplikacionit, ndërsa Google sugjeron që të provohet më vonë. / Telegrafi /

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)