0Shares

Gjatë javës që lamë pas është publikuar një listë e shkurtë e aplikacioneve të reja të cilat janë konsideruar si më të mirat e javës. Lexoni më shumë për ta parë nëse ndonjëra prej tyre ju kryen punë edhe juve.

Microsoft To-Do

Pas blerjes së Wunderlist në vitin 2015, Microsoft tani ka lansuar aplikacionin e tyre të listave të detyrave. I ndërtuar nga ekipi i njejtë që ka punuar në Wunderlist, To-Do është një aplikacion i thjeshtë që ju mundëson të krijoni lista me aktivitetet ose detyrat ditore që dëshironi t’i kryeni. Aplikacioni është i gatshëm në iOS, Android, Windows 10 dhe ueb.

Google Earth

Google ka ri-lansuar Google Earth në ditën e Tokës. Aplikacioni i ri fokusohet në tiparin Voyager që përfshin storie të cilat ju mundësojnë të eksploroni botën përmes fotove dhe informatave për lokacione të rëndësishme. Krejt këto vijnë përmes hartës 3D që ka rezolucion të lartë, dhe foto realistike të marrura nga sateliti, të lokacioneve të ndryshme. Për momentin, aplikacioni punon vetëm në Android dhe ueb.

Guardians of the Galaxy nga Marvel: Telltale series

Pasi ka marrur shumë brende të suksesshme, Telltale Games tani vjen me Guardians of the Galaxy. Në një edicion me seri të ndryshme, loja tani është e gatshme vetëm me episodën e parë.

CATS

CATS është lojë luftarake e zhvilluar nga ekipi i Cut the Rope. Në këtë lojë, ju ndërtoni makinën tuaj luftarake dhe ballafaqoheni me kundërshtarët. Lufta ndodhë në mënyrë automatike; krejt cka duhet të bëni është të ndërtoni makinën me mjetet në dispozicion. Kështu që, duhet të zgjedhni pjesët e duhura.

Top Gear – Donut Dash

Donut Dash është një lojë ku mund të bëni donuts rreth zyreve të Top Gear dhe t’i ruani ato nga furgonat mashtrues. Duhet të ndesheni me furgonat për ti rrëzuar. Për pikët bonus, duhet të mbledhni donuts.

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)