LAJMI I FUNDIT:

Apeli liron nga akuzat Daut Xhemajlin

Apeli liron nga akuzat Daut Xhemajlin

Ish-zëvendësministri i Drejtësisë dhe ish-shefi i Administratës dhe Personelit në Komunën e Vitisë Daut Xhemajli është liruar nga akuzat për shpërdorim të pozitës zyrtare nga Gjykata e Apelit.

Xhemalji që aktualisht është asamblist i Nismës në Viti në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook është ankuar për shqetësimet që i kanë shkatuar kjo aktakuzë dhe një tjetër e ngritur më herët ndaj tij.

“Para 5(pesë) vjetësh keni qenë të informuar për dy aktakuza të ngritura kundër meje, të cilat ishin të sajuara dhe absolutisht të pabazuara në asnjë fakt, por të cilat për mua dhe veçanërisht për familjen time sollën shqetësime jo të vogla për pesë vjet, të cilat tanimë mbaruan përfundimisht!”, ka shkruar Xhemajli.

Ai më tutje në postim akuzoi ata që e ngarkuan me akuza.

“Unë nuk jam i lumtur, pavarësisht se pafajësia për këto akuza, nënkupton shumë për mua. Ndërsa ata që sajuan dhe përgatitën këto akuza të kota dhe pa asnjë bazë, duhet ta dinë dhe duhet ta kenë përherë parasysh që janë shumë të vegjël dhe fare pa tru për ta njollosur angazhimin tim, deri tani 36(tridhjetegjashtë) vjeçar për këtë vend dhe lirinë tonë”, shkroi Xhemajli.

Një kolegj i Gjykatës së Apelit i kryesuar nga Fllanza Kadiu për ta liruar Xhemajlin me aktgjykimin e datës 18 nëntor hodhi poshtë aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Gjilanit të datës 24 nëntor 2014.

Xhemajli ishte liruar nga gjykata edhe në rastin rastin tjetër, ku ai bashkë me dy ish-zyrtarë komunës së Vitisë- Abdullah Eminin dhe Sabri Sherifin akuzoheshin për keqpërdorim të detyrës zyrtare. /KALLXO.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori