LAJMI I FUNDIT:

Apeli hedh poshtë aktakuzën kundër Pal Lekajt

Apeli hedh poshtë aktakuzën kundër Pal Lekajt

Gjykata e Apelit e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës lidhur me rastin e ish-kryetarit të Gjakovës, Pal Lekaj.

Kështu bëri të ditur avokati i Lekajt, Arianit Koci.


“Gjykata e Apelit e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Speciale. E kam thënë edhe më herë se nuk ka pasur asnjë provë se z. Lekaj e ka kryer veprën penale për të cilën ngarkohej”, tha Koci.

Ndryshe, në shkurt të këtij viti Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj deputetit të AAK-së, Pal Lekaj, për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”, gjatë kohës sa ishte kryetar i Gjakovës.  /Telegrafi/