LAJMI I FUNDIT:

AO: Sharapova vazhdon, Stosur eliminohet

AO: Sharapova vazhdon, Stosur eliminohet

Maria Sharapova ka shënuar edhe fitoren e dytë absolute në Australian Open, duke mposhtur japonezen Misaki Doi në dy sete pa asnjë game të humbur (6-0, 6-0), por t’u kualifikuar në rundin e tretë të turneut

E dyta në botë filloi kampanjën e saj në Melburn të hënën me të njëjtin rezultat, pa asnjë ‘game’ të humbur, ndaj ruses Olga Puchkova, dhe bëri të njëjtën paraqitje edhe ndaj Doi, të cilën e mposhti brenda 47 minutash.

Në ndeshjen e radhës Sharapova do të përballet me fituesen e duelit Venus Williams –Alize Cornet, derisa është në kërkim të titullit të pestë Grand Slam dhe të dytit në Melbourne Park.


Ndërkohë, favoritja e publikut vendas, australiania Samantha Stosur, ka lëshuar nga dora avantazhin 5-2 në setin e fundit për t’u mposhtur në tre sete nga kinezja Zheng Jie (6-4, 1-6, 7-5). /Telegrafi/