0Shares

Numri tre i botës, Andy Murray, u shfaq mjaft “i nxehtë” në ndeshjen e rundit të tretë të Australian Open, duke mposhtur portugezin, Joao Sousa, në tre sete (6-2, 6-2, 6-4).

Britaniku arriti t’i bëjë ballë motit tejet të nxehtë dhe ta kontrollojë ndeshjen në tërësi, duke e siguruar kështu fitoren pas 101 minutave lojë.

“Nuk ka rëndësi sa shumë stërviteni, gjithmonë është vështirë kur dielli është mbi ne”, ka thënë Murray pas ndeshjes./Telegrafi/

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)