LAJMI I FUNDIT:

AO: Djokovic vazhdon më tej

AO: Djokovic vazhdon më tej

Numri një i botës në tenis, Novak Djokovic, është detyruar të luftojë për çdo pikë, por ka arritur të vazhdojë në rundin e katërt të turneut Australian Open pasi mposhti çekun Radek Stepanek në tre sete (6-4, 6-3, 7-5).

34-vjeçari Stepanek, i renditur i 34-ti në botë, nuk bëri shumë gabime gjatë takimit mjaft zbavitës, por serbi tregoi aftësitë e tij për t’u treguar shumë më i mirë në fund.

Djokovic, i cili në rundin katërt do të përballet me zviceranin Stanislav Wawrinka, është në rrugë të bëhet tenisti i parë i cili fiton tre tituj radhazi të Australian Open. /Telegrafi/