LAJMI I FUNDIT:

Anzhi paguan 35 milionë euro për Willian

Anzhi paguan 35 milionë euro për Willian

Pasanikët rusë të Anzhi Makhachkala kanë transferuar anësorin brazilian Willian.

Mediat raportojnë se 24-vjeçari ka kaluar te Anzhi, pasi ky klub i ka paguar 35 milionë euro Shakhtar Donetskut.

Klube të shumta evropiane, duke përfshirë edhe Tottenhamin edhe Chelsean, u përpoqën që ta transferojnë brazilianin, mirëpo klubi që pagoi më shumë e mori atë.


Willian kaloi te Shakhtari në vitin 2007, ndërsa këtë sezon la përshtypje në Ligën e Kampionëve, sidomos në ndeshjet kundër Chelseat dhe Juventusit. /Telegrafi/