LAJMI I FUNDIT:

Anthony Joshua shfaqi dobësi prej fillëstari – thotë promoteri i kundërshtarit të tij të mundshëm (Foto)

Anthony Joshua shfaqi dobësi prej fillëstari – thotë promoteri i kundërshtarit të tij të mundshëm (Foto)

Sfiduesi mandator Kubrat Pulev mund të mpsoht Anthony Joshuan shumë lehtë nëse ai sërish lufton si “fillëstar”, beson promoteri i Pulevit, Kalle Saureland.

Joshua është i mandatuar që të mbrojtë titullin IBF ndaj konkurruesit të parë Pulev, pasi po ashtu e fitoi edhe titullin ËBA ndaj Klitschkos javën e kaluar, kurse pavarësisht kësaj kundërshtari i tij mbetet i pa qartë.

Mbreti…

Promoteri i Joshuas, Saureland ka konfirmuar se negociatat janë duke u mbajtur për sfidën në fjalë ndaj Joshuas, i cili ata besojnë shfaqi mungesë të përvojës përkundër fitores ndaj Klitschkos.

“Ne kemi parë dy Anthony Joshua, unë kam parë boksierin më të mirë të kategorisë së rëndë të të gjitha kohëve dhe e kam parë me raste një fillëstar”.

“Nëse shfaqet Joshua si fillëstar, Pulev do të kujdeset lehtë që ta mposhtë. Nëse Joshua bokson sikurse që eksplodoi në raundin e 11-të dhe gjysmën e raundit të pestë, atëherë do të jetë vështirë për secilin. Gjëja intresante për Joshuan është se ai po mëson, kurse Pulev është dikush që ka mposhtur shumë boksierë të mirë gjatë karrierës së tij”, theksio Saureland.

Kur Pulev mposhti Chisoran dhe u bë mandatar i titullit IBF.

Ai konfirmoi se ata kanë refuzuar një ofertë shumë të mirë që Pulev të përballet me Joshuan dhjetorin e kaluar sepse ata e shohin mundësi më të mirë përballjen këtë vit.

Mbajtja e statusit të mandatarit deri në konkludimin e një rimeçi mes Joshuas dhe Klitschko mbetet një nga opsionet sipas Saureland.

“Është një luftë që na është oftruar më herët dhe ne e kemi refuzuar sepse ne e kemi ditur se jemi mandatarët”.

“Është kyçe që ne të kemi atë luftë. Është një luftë që Pulev e ka merituar. Ka disa arsye pse ai është mandator në këtë sport, sepse ai është djaloshi që ka luftuar nëpër eliminatore të vijë në atë pikë”.

“Dueli mes Joshuas dhe Klitschkos ësht duel i madh, por ne nuk duam që të hyjmë në rrugë atyre, kështu që mund të ketë një zgjidhje që na siguron luftën tonë ëpr një kohë të caktuar gjatë vitit të ardhshëm”.

“Ne nuk jemi të interesuar për tituj të përbashkët. Nuk jam adhurues i ndarjes së titujve. Mund të ketë një kampion bote, ose të mos ketë kampion bote”, shtoi Saureland.

Disfata e vetme e Pulev daton tri vite më parë kur ai u përball ndaj atëherë kampionit të botës Klitschkos, duke humbur në raundin e pestë me nokaut, por Sauerland thotë se ai nuk është i demotivuar nga ky rezultat.

“Shikoni luftën dhe shikoni se si ai e goditi Klitschkon dhe më pas ai në kundërsulm e ka goditur. Ishte një rast që më befasoi”, shtoi ai.

Momenti kur Klitschko e nokautoi Pulevin tri vjet më parë.

Promoteri i Joshuas Eddie Hearn i ka thënë Sky Sports për dëshirën që të shmanget një luftë për titullin IBF që ishte fituar ndaj Charles Martin prillin e kaluar.

“Është synimi jonë që të navikojmë Joshuan që të bëhet kampioni i pazëvëndësueshëm dhe të marrë secilin titull në divizion. Ne natyristh nuk duam që të mbajmë titujt të pa luftuar, por ne duam të bëjmë luftërat më të mira dhe të nxjerrim duelet më të mira”, kishte deklaruar Hearn.

Sauerland shtoi: “Do të isha shumë i zhgënjyer dhe nuk pres që ai të mos i luftojë titujt. Do të isha shumë, shumë i befasuar nëse ai nuk do të luftonte Pulevin”.

IBF ka refuzuar që të komentojë për këtë çështje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich po

Bayern Munich po "peshkon" te Chelsea, lojtari i gatshëm të largohet nga Stamford Bridge

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Bundesliga
Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Boks
Kalo në kategori