LAJMI I FUNDIT:

Ankohet Soni Malaj: Më kanë bojkotuar, ja loja e pistë në Kënga Magjike

Ankohet Soni Malaj: Më kanë bojkotuar, ja loja e pistë në Kënga Magjike

Kënga Magjike” ishte një sfidë për Soni Malajn, e cila ndryshe nga shumë kolegë që preferuan baladat, erdhi me një këngë tejet energjike.

Por, veç këngës që është vlerësuar si një ndër më të mirat e këtij edicioni, Soni ishte ndër të vetmet këngëtare që u paraqit me gjashtë balerina në skenë dhe një performancë të paharrueshme. E në fakt, këngëtarja e njohur shquhet për këto surpriza, të cilat vijnë gjithmonë dhuratë për fansat e saj. Megjithatë, pavarësisht pëlqyeshmërisë në publik dhe më shumë se 500 mijë klikimeve që ka rrëmbyer në “Youtube”, Soni ndjen se nuk është vlerësuar në mënyrën e duhur dhe ndaj saj, nën “rrogoz” po luhet një padrejtësi.


Zbulohet një fletë e votimit në Kënga Magjike!
Lexo po ashtu Zbulohet një fletë e votimit në Kënga Magjike!

“U anashkalova, thuhet vetëm që mora pjesë (në festival). Ma thanë edhe të tjerë dhe po shoh që po bëhet shumë lojë e pistë me mua”, rrëfen Soni në një intervistë ekskluzive për “Bluetooth”. Këngëtarja, e cila garon në festivalin “Kënga Magjike” me këngën e titulluar “Për vete më mbaj”, shpjegon më tej se si e kanë bojkotuar dhe prapaskenat e festivalit që po e cenojnë. Kush do të jetë fituesi i këtij viti? Sipas Soni Malajt, emrat që favorizohen janë dy dhe me shumë gjasa, çmimin e parë do ta fitojë një prej tyre.

Soni, ke pasur një performancë magjike në skenën e festivalit “Kënga Magjike”, por ke një shqetësim në lidhje me këtë?

Po. Disa portale më kanë thënë që nuk shkruajnë dot për performancën time, sepse ua kanë ndaluar dhe u kanë thënë që duhet të shkruajnë vetëm për dy këngëtare.

Bëhet fjalë për Arilena Arën dhe Rozana Radin?

Po. Më kanë thënë që megjithëse kam qenë surpriza e këtij edicioni, nuk shkruajnë dot për mua, sepse ua kanë ndërprerë.

Kjo ka qenë kërkesë e organizatorëve të festivalit?

Nuk e di, sepse nuk ma thonë këtë gjë, por pashë edhe lajmet ku u anashkalova, thuhej vetëm që mora pjesë. Ma thanë edhe të tjerë dhe po shoh që po bëhet shumë lojë e pistë.

Arditi, apo dikush nga produksioni të kanë thënë gjë në lidhje me çështjen?

Jo, nuk më thonë se nga është dhënë urdhri, por nuk mendoj se ka ardhur nga produksioni dhe Arditi.

Po mendon se duan t’ia japin çmimin Rozana Radit?

Nuk e di, nuk di ç’të them, sepse u bë kohë që po e vija re një anashkalim, por nuk i kisha dhënë shumë rëndësi. Por tani ma konfirmuan, më thanë që është urdhëruar të mos shkruhet për mua dhe të mos favorizohem./bleutooth

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Këto pamje nuk do të donte t'i shihte Ilnisa, Egla provokon Meritonin nga vaska: A të ka marrë malli për shkumë?

Këto pamje nuk do të donte t'i shihte Ilnisa, Egla provokon Meritonin nga vaska: A të ka marrë malli për shkumë?

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Kalo në kategori