LAJMI I FUNDIT:

Ankara, grupi marksist merr përgjegjësinë për sulmin në Ambasadën amerikane

Ankara, grupi marksist merr përgjegjësinë për sulmin në Ambasadën amerikane

Fraksioni turk i ekstremit të majtë, Fronti Revolucionar për Çlirimin e Popullit, ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin ndaj ambasadës amerikane në Ankara ditën e premte.

Grupi ka deklaruar se, akti i vetë-sakrifikimit ka goditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vend që e konsideron si “vrasës të popujve nëpër botë”.

“Luftëtari ynë Alisan Sanli kreu një akt vetë-sakrifikimi më 1 shkurt 2013, duke goditur ambasadën e SHBA në Ankara, vend që vret popujt nëpër botë”, ka deklaruar grupi përmes një njoftimi online.


Fraksioni terrorist, i njohur shkurt me inicialet DHKP-C, konsiderohet si një organizatë terroriste nga administrata amerikane dhe Evropa. Ai është fajësuar për një numër sulmesh që prej vitit 1970, përfshirë disa ndaj misioneve diplomatike amerikane, transmeton TCH.

Atentati i së premtes i mori jetën një rojeje sigurie të ambasadës, ndërtesë e ruajtur mirë, si dhe vetë atentatorit. Pas ngjarjes në fjalë SHBA njoftuan qytetarët e tyre që të mos vizitojnë misionet diplomatike në Turqi deri në një urdhër të dytë.

Departamenti i Shtetit deklaroi se një shtetase turke që po vizitonte ambasadën mbeti e plagosur rëndë nga shpërthimi, ndërsa disa punonjës të ambasadës morën plagë të lehta.

Ndërtesa e ambasadës është e mirëmbrojtur, por Uashingtoni zyrtar ka kohë që planifikon spostimin e misionit në një vend tjetër për arsye sigurie. Së fundmi u raportua se plani ishte në fazat finale të zgjedhjes së lokacionit të ri. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Kalo në kategori