LAJMI I FUNDIT:

Anita Haradinaj: Vetëm politika e Shqipërisë më mbështeti për Ramushin

Anita Haradinaj: Vetëm politika e Shqipërisë më mbështeti për Ramushin

Bashkëshortja e Ramush Haradinajt, Anita Haradinaj, ka thënë se për rastin e bashkëshortit të saj askush nga liderët e institucioneve kosovare nuk e telefonoi atë.

Veç tjerash Anita Haradinaj tha se është politika e Shqipërisë ajo që e mbështeti gjatë këtyre ditëve, kur Ramush Haradinaj gjendej në arrest nga autoritetet franceze.

Këto deklarime bashkëshortja e Ramush Haradinajt i dha në Info Magazine të Klan Kosovës, teksa dha edhe njëherë qëndrimin e saj rreth bisedimeve Kosovë- Serbi, duke pohuar se nga to nuk është sjell asgjë pozitive për vendin.

”Nuk e di që ka ndodhur dicka pozitive nga ato takime vetëm se janë stërzgjatur. Procesi i pastrimit të listave është gjë tjetër. Nuk e di arsyen pse nga të paktit që janë ato lista është Ramushi duke pasur parasysh se ai ka kaluar dy herë procesin e tij në Tribunalin e Hagës”.

”Nuk ka asgjë që është duke u përgatitur për Ramush Haradinajn sa i përket çështjes së Gjykatës Speciale. Besoj në pastërtinë e luftës së UÇK-së në popullin e Kosovës e poashtu edhe në pastërtinë e Ramush Haradinajt”.

”Nuk pata telefonata nga zyrtarë institucional të Kosovës, por nga diplomat dhe zyrtarë të lartë të Shqipërisë, Edi Rama më ka telefonuar etj.  Unë kam marr telefonata dhe mbështetje të jashtëzakonshme nga politika e Shqipërisë”, tha Anita.

Thotë se “një rezolutë është miratuar sa ka qenë Ramushi në Slloveni, i falënderoj. Kjo tjetra që nuk është miratuar secili deputet ta mbajë në ndërgjegjen e vet”.

”Më e mira do të ishte që deputetët ta bëjnë punën e tyre për të mirën e Kosovës. Rezolutat janë të dobishme nëse do të implementoheshin”.

”Në këtë rast për Ramushin, mirë do të ishte të implementohej rezoluta për t’i treguar botës se Ramushi e ka mbështetjen e shtetit”, ka thënë Anita Haradinaj.

Anita ka thënë se është optimiste në lidhje me vendimin që do të merret nesër ndaj bashkëshortit të saj Ramushit, pasi sipas saj nuk ka prova dhe materiale të reja që do ta ndryshonin vendimin.

”Është seanca e dytë që po mbahet ndaj Ramush Haradinajt në Francë, por kësaj radhe kam vendos të rri me fëmijët në Kosovë”.

”Ata janë në ditët e shkollës dhe po kam obligime me ta. Më mirë të qëndrojë me fëmijët është me komplikuar dhe ata janë rritur në moshë prandaj”, tha Anita Haradinaj.

Thotës e nuk mund të paragjykojë mbi vendimin, por shpreson që Franca të veprojë drejt kësaj radhe”.

”Franca nuk ka bazë të mbahet Ramushi ende atje, deri tani nuk ka prova të reja që mund të ndryshojë vendim. Jam shumë optimiste që nesër ai do të lirohet. Nuk e di pse ende po mbahet Ramushi atje kur ai ka kaluar me sukses proceset në Tribunalin e Hagës”, tha ajp.

”Është temë e bastarduar dhe Ramushi do të lirohet besoj nesër. Unë skam biseduar me avokatët, por me Ramushin po. Sipas tij nuk ka materiale dhe prova të reja dhe sipas kësaj nuk ka arsye që kjo të shtyhet më tepër. Prova nuk ka pasur as në fillim e nuk ka as tani sepse të gjitha materialet që Serbia ka sjell kanë qenë vetëm transkriptë që janë bërë në Tribunalin e Hagës. Këto kanë qenë të vetmet prova që ka lexuar prokurori edhe në Francë”.

Thotë se do të shkojë ta pres në aeroport me fëmijët, “sepse aty e lam dhe aty do ta marrim e që do të përfundojë më kjo histori. Nuk e di në çfarë kohe do të vijë por gjithsesi do tja lëm kohës”.

”Edhe fëmijët tashmë janë rritur, kemi qenë të gjithë aty kur ka ndodhur ajo histori, unë jam ndodhur para aktit të kryer . Me Gjinin komunikoj si me një të rritur ai i di të gjitha”.

”Ne i kemi lënë pas këto histori pastaj u përsëritën, është shumë monotone si histori. Më mirë do të ishte sikur të flisnim për projektet e reja apo për problemet e Kosovës, do të ishte më pozitive. Kjo histori është tejet e bastarduar dhe tejet e rrezikshme”.

”Nuk ka asnjë arsye për këtë gjë vetëm po na humbim kohë”, është shprehur Anita Haradinaj. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori