LAJMI I FUNDIT:

Anita Haradinaj: Lirimi i Ramushit, dhurata më e mirë e ditëlindjes për Gjinin

Anita Haradinaj: Lirimi i Ramushit, dhurata më e mirë e ditëlindjes për Gjinin

Bashkëshortja e ish-kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj, Anita ka thënë për Klan Kosovën se vendimi për lirimin e bashkëshortit të saj nga Gjykata e Colmarit të Francës është vendimi që është dashur të jetë dhe është i drejtë.

“Ky ka qenë vendimi që është dashur të jetë, vendimi i duhur”.

“Nuk ka pasur nevojë fare të ndodhë sepse ne si shqiptarë kemi bërë luftën e pastër dhe të drejtë dhe të drejtën tonë nuk mund të na mohojë askush andaj vendimi është ai që është”.

Anita Haradinaj ka thënë se lirimi i bashkëshortit të saj është dhurata më e mirë për djalin e tyre, Gjinin që sot bëhet 13 vjeçar.

“Kjo patjetër që është një dhuratë e mirë për Gjinin dhe ai do të gëzohet, uroj ashtu sikur për Gjinin më të mirën për fëmijët e Kosovës sepse gjithë kjo sakrificë e Kosovës ndër breza është bërë për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe të brezave që do të vijnë”.

“Besoj që ata do të kenë një të ardhme më të pastër dhe do të kenë mundësi të jetojnë në Kosovën e lirë “, ka thënë ajo.

Bashkëshortja e Haradinaj, Anita ka thënë se bashkëshorti i saj kthehet sonte.

“Pritet që ai të arrijë në Aeroport diku rreth orë 19:30 – 20:00, në orën 20:00 do të ketë tubim te sheshi “Zahiri Pajaziti” ku  Ramushi do t’i drejtohet qytetarëve”.

Ajo ka thënë poashtu se ka biseduar me bashkëshortin e saj pas lirimit, dhe se edhe ai e ka pritur këtë vendim duke e cilësuar si “të drejtë”.

“Edhe Ramushi pajtohet me mendimin tim se ky është vendimi i duhur që është dashur të jetë”.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori