LAJMI I FUNDIT:

Anibar sjell Gerta Xhelon, producenten e filmave të animuar

Anibar sjell Gerta Xhelon, producenten e filmave të animuar

TED Ed është platformë edukative e TED, misioni i së cilës është “të ndezë dhe realizoj idetë e mësuesve dhe nxënësve rreth botes”.

TED-Ed prodhon filma të shkurtër të animuar fitues çmimesh, për idetë të cilat nxisin kuriozitetin dhe inkurajojnë të mësuarit për miliona mësues dhe nxënës rreth botës.

Përmbajtja e animacioneve të TED-Ed është informative dhe e përceptueshme për nxënësit e të gjitha moshave , si dhe e bukur për syrin dhe e krijuar me mjeshtri.

Gerta Xhelo është producente e përmbajtjes në TED-ed. Ajo është një shqiptaro-amerikane, e cila aktualisht jeton në New York.

Familja e saj u largua nga Shqipëria në Amerikë në një moshë të re në mënyrë që të kenë me shumë mundësi për edukim dhe profesion. Ajo ndoqi shkollën e mesme në Queens të New York, dhe studioi financa dhe marketing në kolegj.

Ajo e shprehi dashurinë dhe vlerësimin për shkollën në blogun e TED-Ed duke thënë “ Unë e dua shkollën! Dua çdo gjë që ka lidhje me të,” para se të vazhdonte ta shpjegonte qasjen kreative për të mësuar “ Mua nuk më pëlqente sistemi i të mësuarit. Në vend të asaj, i kaloja disa kapituj dhe mësoja gjëra jashtë rendit të cilin na thoshin të mësonim”.

Entuziazmi i saj për përvojën e saj arsimore transferohet në punën që ajo bën për TED-Ed si Producente e Përmbajtjes.

Prej se u bë pjesë e TED në vitin 2013, Gerta e ka kuruar dhe menaxhuar prodhimin redaktues dhe vizuel të më shumë se 500 shikuesve arsimorë, e cila ka arritur audiencën prej përafërsisht një miliard njerëzish nëpër botë. Puna e saj ndihmon në përhapjen e ideve dhe mësimeve të të rinjve në shkallë globale, duke i lejuar ata të qasen në edukim përmes një mënyre të këndshme dhe të bukur.

Përpara se të ishte pjesë e TED-Ed, Gerta ishte Menaxhere e Burimeve Kreative në “The Mill”, një studio inovative dhe e shquar e efekteve vizuale, ku ajo rekrutoi dhe zhvilloi talentin për departamentin 2D. Ajo gjithashtu prodhoi dizajne dhe animacione të pavarura për Kirart, dhe së fundi filloi të jep lënden lidhur me strategjinë e karrierës në shkollën e arteve vizuele në New York.

Prezentimi i saj mbi punën në TedEd do të mbahet me të premten me 18 gusht në ora 14:00 në kinemanë Jusuf Gërvalla. Gerta do të jetë gjithashtu edhe anëtare e jurisë së Anibarit që do të vlerësojë filmat e kategorive Ndërkombëtare, Balkan, dhe Video të Animuara Muzikore .

Në trend Magazina

Më shumë
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Magazina
Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e

Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e "Unë biri yt Kosovë"

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
Kalo në kategori