LAJMI I FUNDIT:

Anglezët së shpejti me taksë ditore për veturat që e ndotin ajrin

Anglezët së shpejti me taksë ditore për veturat që e ndotin ajrin

Taksat ditore për ndotje nga veturat e vjetra me naftë mund të prezantohen së shpejti në 35 qytete të Britanisë së Madhe, me kosto që arrin deri në 29 funta në ditë.

Kjo taksë nuk do të aplikohet për veturat e reja diesel me EURO VI (nga viti prodhimi 2015 e më pas) të cilat i kanë emetimet minimale në ambient.


Kjo është një përpjekje e re e autoriteteve britanike për të zbutur nivelet e larta të oksideve të nitrogjenit – që shkaktohen kryesisht nga makinat e gjeneratave më të vjetra të veturave që punojnë me naftë.

The Sunday Times raporton se veturat e tilla mund të ndalohen për qarkullim në orët më të zëna të trafikut, në rajonet më të ndotura.

Zonat ku konsiderohen këto rregulla të reja përfshijnë Londrën, Birmingamin, Leedsin, Notingamin dhe Derbin. Kështu, rreth 10 milionë vetura më të vjetra me naftë mund të preken nga ligji i ri.

Kjo masë do të aplikohet sidomos për faktin se në tregun britanik mundësitë për blerjen e veturës së re janë shumë të përshtatshme. Por edhe në tregun tonë, tashmë ka oferta të cilat ua mundësojnë blerësve të blejnë veturë të re me 7 vite garancion me çmime që fillojnë prej 3990 euro, me para kesh, si dhe opsione të pagesës së pjesës së mbetur me këste, pa kamatë. /Telegrafi/


Në trend Auto

Më shumë
Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Auto
U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

Auto
Zbulohet se çfarë i shkroi Elon Musk stafit të Tesla-s ku njoftoi pushimin nga puna të më shumë se 10% të fuqisë punëtore

Zbulohet se çfarë i shkroi Elon Musk stafit të Tesla-s ku njoftoi pushimin nga puna të më shumë se 10% të fuqisë punëtore

Auto
Ford do të bëjë një SUV elektrik me tre rreshta që do të ketë një rreze prej 563 kilometrave, pritet të vijë në vitin 2025

Ford do të bëjë një SUV elektrik me tre rreshta që do të ketë një rreze prej 563 kilometrave, pritet të vijë në vitin 2025

Auto
Mercedes-Benz W113 SL me version elektrik, kushton mbi 346 mijë euro

Mercedes-Benz W113 SL me version elektrik, kushton mbi 346 mijë euro

Auto
Tesla Model Y apo Lamborghini Urus?

Tesla Model Y apo Lamborghini Urus?

Auto
Kalo në kategori