LAJMI I FUNDIT:

Angela Merkel bën thirrje për ndalimin e burka-s në Gjermani

Angela Merkel bën thirrje për ndalimin e burka-s në Gjermani

Angela Merkel ka bërë thirrje për një ndalim të burka-s në Gjermani dhe tha se kriza e refugjatëve “nuk duhet të përsëritet”, duke folur rreth një mandati të katërt si kancelar.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, duke iu drejtuar partisë së saj konservatore Bashkimi Demokratik Kristian (CDU), zonja Merkel tha se ajo do të mbështesë një ndalim mbarëkombëtar për mbulesën islamike që mbulon fytyrën.


“Mbulesa e plotë e fytyrës duhet të ndalohet, kudo që është e mundur ligjërisht”, ka thënë ajo para delegatëve në Essen, duke shkaktuar duartrokitje entuziaste.

Thomas de Maizière, ministri gjerman i Brendshëm dhe një nga aleatët më të ngushtë të zonjës Merkel, në muajin gusht u deklaruar pro propozimit të një ndalimi të pjesshëm të burka-s.

Ai tha se ligji do të zbatohet në “vende ku është e nevojshme për bashkëjetesën e shoqërisë sonë”, duke përfshirë edhe zyrat e qeverisë, shkollat dhe universitetet, sallat e gjyqit si dhe në demonstrata.

Mbështetja për ndalimin e mbulesës së plotë të fytyrës ka qenë në rritje në të gjithë Evropën pasi Franca u bë vendi i parë për të zbatuar një ligj të tillë në vitin 2011, e ndjekur nga Belgjika, Bullgaria dhe pjesë të Zvicrës.

Merkel po kandidon pa kundërshtarë për një mandat të ri në krye të CDU, e cila për herë të parë kishte zgjedhur kryetaren e saj në vitin 2000, për të nisur ofertën e saj për një mandat të katërt si kancelare gjermane. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori