Kosova do ketë një betejë të rëndë, por edhe të rëndësishme gjatë shtatorit në asamblenë e përgjithshme të mekanizmit më të madh policor në botë INTERPOL.
Aplikim i Kosovës së bashku me shtete si Ishujt Solomon dhe Palestina mund të rrezikojnë me dështim në anëtarësim.
Sipas Kushtetutës së INTERPOLIT shtetet që aplikojnë për tu bërë anëtarë duhet të marrin ⅔-tat e votave e shteteve anëtare.
Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se Kosova sërish mund të dështojë në përpjekjen e saj për anëtarësim gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme.
Sipas Plator Avdiut nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) paralelisht me votimin për Kosovën do të votohet edhe për anëtarësimin e Ishujve Solomon dhe Palestinës. Kjo sipas tij mund ta komplikojë këtë proces.
Ai pret edhe pengesa nga Serbia, prandaj vlerëson se është i domosdoshëm një lobim i fuqishëm nga institucionet kosovare për të siguruar mbështetjen e nevojshme.
Burim Ramadani nga Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC) nuk ka dilema rreth faktit se Policia e Kosovës i përmbushë kushtet për antarësi.
“Policia e Kosovës dhe institucionet tjera në aspektin profesional, ligjor dhe procedural i plotësojnë në saktësi kërkesat bazike për anëtarësim në INTERPOL”, thotë Ramadani.
Pas shpalljes së pavarësisë së vendit drejtues të policisë e ata të MPB-së në vazhdimësi kanë përmendur anëtarësimin në INTERPOL si njërën nga sfidat më të mëdha të organeve të rendit.
Bazuar në një marrëveshje të mëhershme komunikimi i policisë me INTERPOLIN kryhet duke shfrytëzuar kanale të misionit të UNMIK-ut ndërsa procedurat e tejzgjatura të këtij komunikimi kanë bërë që raste të mëdha të zvarriten.
INTERPOL kërkon dhjetëra persona nga Kosova në bazë të flet arresteve të Policisë së Kosovës megjithatë vendi ka dështuar të sjellë para drejtësisë një varg të dënuarish përfshirë ish kryetarin e Kaçanikut Xhabir Zharkun.
Rreze Hoxha, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike thotë se anëtarësimi i mundshëm i Kosovës do të avanconte edhe zbatimin e ligjit, respektimin e të drejtave të njeriut (sidomos të drejtës për jetë), luftimi i krimit do të bëhej në mënyrë më të efektshme, etj.
“Anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL do të ndikonte direkt në uljen e shkeljes së të drejtave të njeriut duke zvogëluar rastet e trafikimit me qenie njerëzore, trafikimit të drogës, trafikimit të armëve dhe krimit të organizuar. Krime këto të cilat ndikojnë në shkeljen e të drejtave themelore të njeriut dhe në zhvillimin e jetës së qytetarëve të Kosovës dhe të rajonit”, tha Hoxha për KALLXO.com.
Kjo është tentativa e dytë e Kosovës për të qenë pjesë mekanizimit më të madh policor, në tentativa të tjera Kosova ka arritur të krijoj bashkëpunime rajonale e ndërkombëtare me mekanizma të tjerë policor. /KALLXO.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel