LAJMI I FUNDIT:

Andreazzoli: Do ta mposhtim Juventusin

Andreazzoli: Do ta mposhtim Juventusin

Trajneri i ri i Romës, Aurelio Andreazzoli, është i bindur që ekipi i tij mund të nxjerrë rezultat pozitiv ndaj Romës në ndeshjen që zhvillohet sonte mbrëma në Olimpico.

Roma nuk ka shënuar asnjë fitore në vitin 2013 në Serie A dhe është trajneri i ri ai që beson se përkundër fuqisë së Bianconerëve, Giallorosët do të mund që të fitojnë këtë ndeshje.

“Mendoj që secila ndeshje është një mundësi e mirë për të sjellë në shtëpi tri pikët. Ne do ta marrim secilën ndeshje si vjen në kampionat dhe Copa Italia. Ne do të bëjmë më të mirën”.


“Ne do të luajmë ndaj kampionëve, do të jetë tifozeri e madhe, kundërshtarët tanë meritojnë respekt dhe ne kemi këtë rastin e madh për të dëshmuar veten. Nuk do të na mungojë përkushtimi. Ne duam të tregojmë se mund të mposhtim Juventusin”.

“Ndeshje stërvitore për Juven? Kështu thonë statistikat dhe definitivisht ata janë më të mirë se ne. Por, për rezultatin flasim në fund të takimit”, ka potencuar Andreazzoli.